Megjithëse sot, pikërisht Dita e Fëmijëve duhet ta ndërgjegjësonte pak më tepër, gjyqtarja Majlinda Dogga nuk doli PRO mbrojtjes së fëmijëve.
Një ngjarje tepër e rëndë u shënua vetëm pak ditë më parë në kryeqytet, kur shtetasit Aldor Nini, jo pak të njohur për publikun, tentuan t’i rrëmbenin me dhunë vajzën e tij të mitur, nga xhami i makinës.
Atij iu bë pritë nga familjarët e ish-bashkëshortes, Anxhela Faber.
Më saktë motra e Anxhelës, Dea (e porositur nga Anxhela) rrëmben vajzën nga sedilja e pasme dhe tenton të largohet, siç mund ta shihni dhe në këtë video. Madje, makinës së drejtorit të Acromax, Aldor Ninit, iu bë pritë nga një makinë tjetër në momentin që kishte parkuar, që të mos mundte të lëvizte me makinë pas “rrëmbimit” të së bijës.
Fatmirësisht, Aldor Nini ka reaguar në kohë duke ia marrë rrëmbyeseve vajzën e tij nga duart, ndërsa as vetë e ëma dhe as tezja s’kanë menduar për traumën që i kanë shkaktuar të miturës.
Nini i është drejtuar Gjykatës, i ndjerë i kërcënuar nga familja e ish-bashkëshortes, duke kërkuar urdhër mbrotje. Por, gjyqtarja Majlinda Dogga s’e ka parë aspak të aryeshme të mbrojë fëmijën. Ajo ka mbyllur sytë para pamjeve dhe ka refuzuar kërkesën e Ninit.
Për gjyqtaren, vepra e tentativës për rrëmbimin e të miturës nuk përbënte ndonjë problem, për faktin që rrëmbyesi ishte tezja e vajzës, e cila për më tepër kishte thënë se ishte në gjendje të rënduar psikologjike.
Pra sipas Majlinda Doggës, gjithkush mund të abuzojë me të afërmit e tij, për sa kohë kanë relata familjare apo s’janë fort mirë mendërisht.
Kjo gjyqtare i ka bërë rrugë vendime të tilla, duke marrë “në qafë” edhe shumë qyetarë të tjerë me vendimet e saj.
Për fajin e saj, në vitin 2017 u vra gjyqtarja Fildes Hafizi nga bashkëshorti i saj. Ishte Majlinda Dogga, e cila pushoi çështjen e urdhër-mbrojtjes më datë 7 prill të vitit 2015, pasi vetë Hafizi nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore. Hafizi e kishte bërë kërkesën për urdhër-mbrojtje që më 24 mars dhe gjyqtarja e shqyrtoi pas gati dy javësh dhe e mbylli rastin duke sjellë më pas dhe vrasjen e saj.
Nga ana tjetër, duhet theksuar se gjyqtarja Dogga e ka kaluar vettingun me shumë pikëpyetje. KPK verifikoi transaksionet dhe burimet për blerjen e një automjeti në vitin 2008 nga vajza e saj për çmimin 3000 euro. Si burime krijimi të kësaj pasurie, vajza e gjyqtares Dogga ka deklaruar kursimet familjare.
Nga hetimi ka rezultuar se pala shitëse, shtetesja E.S., e kishte blerë këtë makinë një vit më parë me kilometrazh ‘zero’, kundrejt çmimit 1 milion e 350 mijë lekë.
Nisur nga ky konstatim, KPK ka hetuar për trajtim preferencial të vajzës së subjektit në këtë transaksion.
Nga verifikimet e KPK ka rezultuar se Dogga ka gjykuar një çështje ku palë ka qenë babai i shitëses së mjetit, të cilit i është pranuar një kërkesë padi për përmbushje të detyrimeve kontraktore dhe kthimin e një huaje.
Komisioni konstatoi se vendimmarrja e Shkallës së Parë është lënë në fuqi edhe nga Apeli, si dhe është rrëzuar rekursi i palës së paditur. Duke vlerësuar se amortizimi i mjetit për një vit ka qenë i ulët, si dhe nisur nga shitja për një çmim disa herë më të lirë, Komisioni ngriti dyshime se çmimi 300 mijë lekë nuk është ai që është paguar për mjetin.
Por kjo çështje më pas kaloi në heshtje dhe gjyqtarja u konfirmua. Si shumë të tjerë që kanë kaluar vettingun, as gjyqtarja nuk pyet më për ligje. Edhe pse vogëlushja rrezikohet pikërisht nga nëna dhe familjarët nga ana e nënës, Majlinda sërish ka refuzuar urdhrin e mbrojtjes. Në vitin 2024, absurdja asaj i duket normale. Në vitin 2024, gjyqtarja justifikon tentativën për rrëmbimin e një fëmije.