Presidenti i Komitetit Ushtarak të NATO-së, toger Admirali Rob Bauer, tha se nuk ka një plan sulmi ndaj NATO-s.
“Nuk ka shenja se Rusia po planifikon një sulm kundër anëtarëve të NATO-s, por aleanca Atlantike duhet të përgatitet për një përshkallëzim të ardhshëm. Nuk ka asnjë tregues se Moska po planifikon të sulmojë ndonjë nga vendet e NATO-s. Unë nuk mendoj se ka një kërcënim të drejtpërdrejtë”, tha Bauer dje nga Letonia.
Cituar nga gazeta lokale Leta, kreu i aleancës Atlantike megjithatë paralajmëroi se “ambiciet e Rusisë shtrihen përtej Ukrainës dhe për këtë arsye” NATO në tërësi “duhet të jetë më e përgatitur”.
Kujtojmë se që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, ka pasur shpesh herë deklarata me tone kërcënuese nga Kremlini se mund të sulmonte dhe vende të NATO-s.