Skip to content
Politikë

Meta për shembjen në rrugën Korçë-Ersekë: Këto janë rrugët e Rilindjes

· 1 min lexim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë që mbajti me gazetarët ka folur lidhur me rrugën Korçë-Ersekë, e cila u shemb dhe u dëmtua rreth një muaj më parë.

Ai tha se cilësia e punimeve ishte shumë e dobët, si rrjedhojë edhe u dëmtua shumë lehtë. Sipas Metës ashtu si këtë segment rrugor, Rilindja ka ndërtuar të gjitha rrugët kështu, duke e kthyer në standard.

“Rruga Korçë-Ersekë kishte vetëm, dhe, kashtë edhe një cipë asfalt. Këto janë rrugët e Rilindjes”, tha ai.

Meta më parë u ndal edhe tek rritja e çmimit të produkteve ushqimore, kryesisht atyre bazë, ndërsa theksoi edhe dyfishimin e numrit të punonjësve në administrata, që ishte e kundërta e asaj që qeveria Rama kishte premtuar.