Po zhvillohet sot mbledhja e komisionit hetimor për Sterilizimin dhe check up-in në Shëndetësi, e drejtuar nga deputetja demokrate Albana Vokshi.
Vokshi e nisi këtë mbledhje duke theksuar se koncensioni në Shëndetësi nuk është vetëm shpërdorim detyre, por edhe korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë.
Më pas Vokshi ka listuar arsyet se pse është krijuar ky komision.
Mirëpo edhe në këtë mbledhje ka pasur momente debate mes demokratëve dhe socialistëve. Nënkryetari i komisionit Plarent Ndreca i ka kërkuar që mos mbaj konferencë dhe të vazhdojnë mbledhjen.
Përplasje ka pasur edhe mes Ina Zhupës dhe Plarent Ndreca, pasi deputetja tha se deputeti është në konflikt interesi në këtë çështje.
Diksutimi:
Ina hupa: Çështjet shëndetësisë janë sensitive. Ndreca ju pranuat që ishit avokat i një prej personave të përfshirë në aferë, pra jeni në konflikt interesi. Le t’i drejtohemi SPAK dhe të pyesim nëse Ndreca ka qenë ndonjeherë avokat. PS ka mjaftueshëm resurs për të qenë nënkryetar të komisionit nëse Ndreca është në konflikt interesi.
Plarent Ndreca: Nuk e kuptoj insistimin për emrin dhe prezencën time. Nuk di ku e keni merakun, por duhet ta marri mendja që profesionalisht jam më i aftë se ty për të kuptuar situatën. Vetëm nga ty nuk pres këshilla.
Vokshi: Nuk ju lejoj me këtë fjalë!
Ndreca: Si në çfarë mënyrë?
Vokshi: Do ju heq fjalën!
Ndreca: Ti nuk e kupton fare se çfarë është fjala etikë.