Skip to content
Politikë

Rienergjizimi i PS/ Rama mbledh në Tiranë drejtuesit e qarqeve

· 1 min lexim

Kryeministri i vendit, njëkohësisht dhe kreu i PS-së, ka mbledhur sot në selinë qëndrore të partisë drejtuesit politik të qarqeve.

Takimi ka nisur që në orën 08:30 dhe vjen në kuadër të punës për rienergjizimin e Partisë Socialiste ku do të bëhet një analizë e punës në terren nga drejtuesit e qarqeve, ndërsa do të diskutohet edhe për porositë e lëna nga Rama në disa prej mbledhjeve të asamblesë.

Kujtojmë se më 12 maj e gjithë Partia Socialiste do të zgjedhë delegatët e kongresit që mbahet më 12 qershor.