Skip to content
Kronikë

Makina përplas motorin në Krahës-Tepelenë, një i plagosur  

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik u shënua pasditen e sotme  në aksin rrugor që lidh Krahësin me Tepelenën.

Sipas policisë njoftohet se një makinë ka përplasur një motor. Për pasojë, drejtuesi i motomjetit është dërguar në spital. Autoritetet po hetojnë ngjarjen.

  1. Njoftimi i policisë:
    Tepelenë/Informacion paraprak
    Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 57 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. N., rreth 63 vjeç.
    Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.