Skip to content
Politikë

Ngjarjet e rënda kriminale/ Bardhi: Siguria publike ka marrë përmasa dramatike

· 1 min lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me rendin dhe qetësinë publike.

Në statusin e tij Bradhi shprehet se siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit.

Sipas tij atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit. Atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

Është e papranueshme që profesionalizmi në strukturat e sigurisë të zëvendësohet me propagandën bajate të Ministrit të Brendshëm. Lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve. Anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshmëria e qytetarëve në vitin 2024.