Skip to content
Kronikë

Merr flakë banesa në Burrel, digjen pjesërisht edhe 4 banesa të tjera

· 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët një banesë në Burrel, ku si  pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me të.

Mësohet se shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk ka asnjë banor të lënduar.

Sakaq, edhe zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Mat/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Burrelit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S.S.

Si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur pjesërisht dhe 4 banesa të tjera që janë ngjitur me banesën e shtetasit S.S., banesa private me çati të përbashkët.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët nga banesat që u përfshinë nga zjarri dhe nuk ka asnjë banor të lënduar.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.