Skip to content
Showbiz

Ilir Shaqiri zbulon dy emrat që do të përballen për çmimin e parë në BBVIP3

· 1 min lexim

Balerini i njohur Ilir Shaqiri dhe njëkohësisht ish-fitues i Big Brother VIP ka komentuar formatin e ri që do të nisë nesër në Top Channel.

Ai është shprehur për emisionin ‘Pardon My French’,  se dy merat që do të kenë përballje të fortë si konkurrentë në sezonin e tretë të BBVIP3 do të jenë Julian Deda dhe Romeo Veshaj.

“E kam parë listën dhe me thënë të drejtën thashë nëse janë pjesëmarrësit apo rezultati final. Nga e gjithë ajo listë që doli njoh 5 ose 6 veta. Dhe të tjerët nuk i njoh sepse nuk na ka lidhur asgjë. Është një kast shumë i ndryshuar, me karaktere të ndryshme. E kam të qartë se kush do të jetë një lloj fërkimi shumë i fortë. E di që të dy do luftojnë fort për të arritur finale. Jul Deda dhe Romeo Veshaj”, deklaroi Ilir Shaqiri.