Skip to content
Kronikë

Çfarë po ndodh në Vlorë? RENEA kontrolle të imtësishme në qytet

· 1 min lexim

Forca të shumta të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme, vetëm katër ditë pas atentatit me snajper që i mori jetën një 22-vjeçarit, Gëzim Sinemati.

Mësohet se uniformat blu janë vendosur hyrje-daljet e qytetit bregdetar, duke ushtruar kontrolle të shumta të automjeteve që kalojnë.

Bëhet me dije se kontrolle ka patur edhe në disa banesa, ndërsa numri i të shoqëruarve për ngjarjen e rëndë deri tani ka shkuar në 30 persona.

Këto masa po zbatohen nga policia vetëm një ditë pasi ministri i Brendshëm reagoi duke kërkuar nga forcat blu të hartojnë një plan masash për kontrolle të imtësishme.

Pista ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hakmarrjes. Gëzim Sinomati ishte djali i Sokol Sinomatit i cili ndodhet në burg për vrasjen e një personi në vitet 2000. Ai ka qenë anëtar i bandës Gaxhait që vepronte në qytetin bregdetar në vitet ‘97.