Vetëm pak minuta më parë, një ngjarje shokuese ka ndodhur në Ekuador, ku persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një studio televizive.
Mediat e huaja kanë raportuar se personat e armatosur po mbajnë peng njerëzit që ndodheshin në studio, këto pamje janë bërë virale në rrjetet sociale.
Ata kanë bërtitur duke thënë se kanë me vete bomba, ndërsa mësohet se brenda studios janë dëgjuar të shtëna.