Skip to content
Kronikë

E rëndë/Rreshteri i policisë së Nju Jorkut vret gruan shqiptare, 2 fëmijët dhe veten

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në SHBA, ku 4 anëtarët e familjes Morgan u gjetën të vrarë në shtëpinë në Nju Jork.

 

Policia raportoi të shtunën se banori ishte rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville Sgt i Policisë Bronxville Watson Morgan, 49 vjeç, i cili vrau gruan e tij shqiptare, Ornela 43 vjeç dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç. Policia shprehet se dyshon se ai më pas vrau veten.

 

Katër trupat u zbuluan nga policia e Nju Jorkut pak pas mesnatës të së premtes, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.

 

Mësohet se hetimet për këtë ngjarje të rëndë do vazhdojnë, për të zbuluar më tej se çfarë e çoi 49-vjeçarin të bëntë një krim të tillë.