Skip to content
Kryesore

UEFA bën publike datat/ Kur e fillojnë aventurën europiane klubet shqiptare?

· 1 min lexim

Me hyrjen e vitit të ri 2024, UEFA ka bërë publike datat e eventeve të saj ku përfshihen Liga e Kampionëve, Liga e Europës, Liga e Konferencës dhe kampionati Europian “Gjermani 2024”.

Bëhte me dije se më 18 qershor do të hidhet shorti për fazën e parë kualifikuese të turneve europianë, ndërsa një ditë më vonë do të hidhen dhe ato për fazën e dytë, ku klubet shqiptare që do të arrijnë të kualifikohen për Kupat e Europës do të mësojnë kundërshtarët.

Në Europë pritet të shkojnë katër skuadra shqiptare, fituesi i Superiores, që do të marrë pjesë në kualifikueset e Champions-it dhe vendi i dytë, i tretë dhe fituesi i Kupës së Shqipërisë që do të shkojnë në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Ndërsa në qershor do kemi dhe kombëtaren shqiptare e cila do të luajë për herë të dytë në Kampionatin Europian.