Detaje të reja janë zbuluar së fundmi për vrasjen e 27-vjeçares italiane, Vanessa Ballan nga 41-vjeçar nga Kosovë, Bujar Fandaj.
Mediat italiane shkruajnë se Fandaj i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të së resë, Nicola Scapinello, bashkangjitur me një video erotike me 27-vjeçaren. Ata kanë qenë të lidhur më përpara bashkë dhe siç duket kjo video ishte nga periudha kur ata ishin së bashku. Pas këtyre mesazheve ai e vrau me thikë të renë, e cila ishte dhe shtatzënë.
Pak kohë më parë në autopsinë e bërë rezulton se Vanessa Ballan është rrahur barbarisht nga 41-vjeçari, para se ta vriste.
Ndër të tjera, autoritetet Italiane, shprehen se 27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri, dhe më pas Bujar Fandaj e ka qëlluar me thikë në zemër, duke shpuar tej për tej organin jetësor të saj.
Vanessa Ballan u vra në pragun e shtëpisë e goditur të paktën 8 herë më thikë nga ish-i dashuri. Pas një viti lidhje, 27 vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar ndarjen.