SPAK ka nisur akionin e tij, duke bërë kontrolle në disa kompani farmaceutike në Tiranë. Bëhet me dije se ky kontroll vjen në kuadër të hetimit pasuror që po kryhet për ish-ministrin, Ilir Beqaj.
SPAK ka ngritur akuza se Beqaj ka shpërdorur detyrën lidhur me koncesionin e sterilizimit, ndaj Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.
Kështu, sipas hetimeve të deritanishme, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.