Sonte luan Kosovë Rumani për kualifikimin në “Euro 2024”.
Dardanët sfidojnë Rumaninë e vendit të dytë në “Arena Nationala” të Bukureshtit. Barazimi 2-2 kundër Zvicrës kryesuese, ka shtuar entuziazmin dhe besimin në kampin e skuadrës së Primoz Gliha për të siguruar triumfin e parë në grupin I.
Por në minutën e 21-të arbitri kryesor ndërpret ndeshjen. Francezi Ëilly Delajod pezullon ndeshjen për shkak të thirrjeve dhe një pankartë e palejueshme e ultrasve rumunë, ku shkruhej “Kosova është Serbi”.
Nuk mungojnë edhe koret pro Serbisë nga tifozët vendas. Arbitri fton skuadrat në dhomat e zhveshjes. Për momentin takimi është pezullim të përkohshëm.