SKANDAL/ Ultrasit e Rumanisë me pankartën: “Kosova është Serbi” (VIDEO)

0
39

Sonte luan Kosovë Rumani për kualifikimin në “Euro 2024”.

Dardanët sfidojnë  Rumaninë e vendit të dytë në “Arena Nationala” të Bukureshtit. Barazimi 2-2 kundër Zvicrës kryesuese, ka shtuar entuziazmin dhe besimin në kampin e skuadrës së Primoz Gliha për të siguruar triumfin e parë në grupin I.

Por në minutën e 21-të arbitri kryesor ndërpret ndeshjen. Francezi Ëilly Delajod pezullon ndeshjen për shkak të thirrjeve dhe një pankartë e palejueshme e ultrasve rumunë, ku shkruhej “Kosova është Serbi”.

Nuk mungojnë edhe koret pro Serbisë nga tifozët vendas. Arbitri fton skuadrat në dhomat e zhveshjes.  Për momentin takimi është pezullim të përkohshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj