Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BIRN: Kryebashkiaku i vetëm i djathtë në Shqipëri kërkon një mandat të dytë

20:43 10/05/2023
Reading Time: 3 min lexim

Pasditen e të hënës tek Çinari në Shkodër, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, i udhëhequr nga kryetari i bashkisë, Bardh Spahia prezantoi kandidatët për këshillin bashkiak në rajonin Nr.1 të qytetit verior. Shkodra është e vetmja bashki në Shqipëri që drejtohet nga opozita, pas fitores së saj në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022. Ndërsa vendi i drejtohet përsëri kutive të votimit të dielën, për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiak në 61 njësi të qeverisjes vendore, Spahia nënvizoi se Shkodra ishte kështjella e fundit opozitarizmit në vend.

“Shkodra e mbajti gjallë frymën e opozitarizmit, edhe falë asaj qëndrese me 6 mars, jemi prapë sot këtu me bindje absolute se do të fillojmë dallgën që do ta pastrojë këtë vend nga kjo e keqe e madhe që e ka zanë tash 10 vite,” tha Spahia.

Disa qindra metra larg, në një sallë konferencash në katin e dytë të hotel Rozafa – një ndërtesë në stilin arkitekturor të realizmit socialist në qendër të Shkodrës, kandidati për kryebashkiak nga Partia Socialiste, Benet Beci ishte i angazhuar në një takim me të rinjë e qytetit. Takimi u hap nga një studente 21-vjeçare, e cila i bëri thirrje bashkëmoshatarëve të saj të mos votonin preferencat politike të familjarëve të tyre.

“Këto janë zgjedhjet tona, pa përfshirë prindërit tanë, pa përfshirë gjyshërit tanë,” tha ajo.

Që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991, Shkodra ka votuar në mënyrë konsistente të djathën shqiptare duke u konsideruar si një nga bastionet më të forta politike të saj. Socialistët patën shansin ta drejtonin qytetin në vitin 2019 – kur opozita bojkotoi zgjedhjet vendore, por e humbën mandatin pasi u zbulua se krybashkiaku i zgjedhur nga radhët e tyre, Valdrin Pjetri ishte i dënuar për trafik droge në Itali. Mazhoranca humbi një shans të dytë për ta qeverisur bashkinë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, kur opozita ishte e ndarë në dy kandidatë.

Bardh Spahia, 47 vjeç, kërkon të dielën mandatin e tij të dytë në krye të bashkisë Shkodër. Ai ka studiuar për mjekësi dhe është marrë me politikë prej kohësh. I ati, Ali Spahia, ka qenë një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Në vitin 2017, Spahia është zgjedhur deputet në Shkodër, ndërkohë më herët ka mbajtur funksionin e sekretarit të përgjithëm të Presidentit dhe atë të zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Benet Beci, 58 vjeç, është i biri i akademikut dhe gjuhëtarit shkodran Bahri Beci. Ai ka shërbyer më parë si drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe i Korporatës Eleketroenergjetike Shqiptare, pëpara se të angazhohej në politikë për Partinë Socialiste dhe të zgjidhej deputet në vitin 2021.

Edhe pse zgjedhjet janë vendore, mesazhi i Spahisë përpara mbështetësve të tij të hënën ishte thellësisht politik. Ai e akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e majtë që ai drejton, se e kishin diskriminuar Shkodrën, duke i alokuar fonde më pak se bashkitë e tjera dhe duke mbyllur zyrat rajonale të disa institucioneve qendrore dhe dy gjykata, duke synuar t’i gjunëzonin shkodranët dhe të theynin rezistencën e tyre.

“Janë impenju dhe po mundohen me thy me çdo kusht shpirtin e opozitarizmit të Shkodrës, sepse e dinë se ba me thy Shkodrën, kanë thy simbolin e demokracisë, simbolin e opozitarizmit dhe mendojnë se kështu munden me garantu jetë të gjatë në pushtet,” deklaroi Spahia.

Ai theksoi se qeveria ka pasur kohë mjaftueshëm gjatë këtyrë 10 viteve në pushtet me i treguar vëmendje Shkodrës, por sipas tij e ka trajtuar bashkinë në mënyrë armiqësore dhe degraduese për ta gjunëzuar, duke u munduar me i marrë votën.

“E kanë gabim se nuk i merret vota shkodranëve, as me kërcënime, as me presion dhe as duke i shtrëngu lakun në fyt,” paralajmëroi ai.

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Zhduken kompanitë që ndërtuan inceneratorin e Fierit, afera që çoi pas hekurave edhe Kokën e Bllakon

Zhduken kompanitë që ndërtuan inceneratorin e Fierit, afera që çoi pas hekurave edhe Kokën e Bllakon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.