Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Akuzat e forta të koalicionit Bashkë Fitojmë: Në Memaliaj policia është bërë njësh me PS-në

17:05 10/05/2023
Reading Time: 4 min lexim

Ditën e sotme Koalicioni Bashkë Fitojmë ka hedhur poshtë akuzat e policisë së Memaliajt, se mbështetës të tyre kanë kanosur administratorin e Buzit Fatjon Isufi, që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 Majit.

Sipas përfaqësuesve të Bashkë Fitojmë, e kundërta ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku mbështetës të opozitës janë kërcënuar nga mazhoranca, me mbështetjen dhe të policisë së Memaliajt. Opozita pretendon  se një mjet xhip me targa fallso ka qarkulluar në zonë duke intimiduar qytetarët.

“Kandidati ynë Albert Malaj ka denoncuar shefin e Stacionit Policor të Memaliajt Altin Zeqirin pasi ky i fundit ka lejuar qarkullimin lirshëm të këtij xhipi me targa false duke kaluar nën hundën e patrullave policore të stacionuara në zonë. Kjo është dëshmi e qartë sesi Policia e Shtetit bëhet palë me pushtetin’, thuhet në deklaratën e koalicionit.

Deklaratë e Koalicionit opozitar BASHKË FITOJMË Bashkia Memaliaj:

Koalicioni opozitar BASHKË FITOJMË po konstaton përditë skandale të njëpasnjëshme të aktivitetit ilegal të strukturave shtetërore në Bashkinë e Memaliaj me qëllimin kryesor presionmin e zgjedhësve dhe deformimin e vullnetit të tyre më 14 maj.

Konkretisht dje kemi konstatuar me fakte dhe prova sesi kryetari Njësisë Administrative të Buzit Fatjon Isufi, ka ushtruar aktivitet ilegal në kundërshtim me Kodin Zgjedhor në favor të kandidatit kundërshtar që është edhe për pak ditë në krye të Bashkisë së Memaliajt.

Fatjon Isufi dje me urdhër të deputetit Laert Duraj, ka ushtruar presion tek mbështetësit e kandidatit tonë Albert Malaj dhe i ka kërcënuar me ndëprerjen e ndihmës ekonomike në rast se më 14 maj nuk do të votojnë Gjolek Gucin.

Fatjon Isufi dje ka kërcënuar dy pjestarë të shtabit elektoral të kandidatit tonë që mos të angazhohen në fushatë zgjedhore, pasi do t’i çojë në burg.

Administratori i Buzit dje, ka provokuar një situatë konfliktuale gjatë mbërritjes në Buz të kandidatit tonë fitues Albert Malaj. Ky provokim ka pasur sigurisht edhe asistencën e Policisë së Memaliajt me actor kreun e saj Altin Zeqirin.

Situata dje ka qenë në prag të konfliktit provokuar nga Fatjon Isufi nën dirigjimin e deputetit Laert Duraj dhe kukullës së tij në Bashkinë e Memaliajt Gjolek Guci.

Shoqërimi në polici i dy pjestarëve të stafit elektoral të kandidatit tonë, është shoqëruar me një reagim të madh prej qytetarëve të Memaliajt të cilët janë okupuar para stacionit Policor duke kërkuar spegime dhe denoncuar aktivitetin presionues dhe kërcënues të Fatjon Isufit në zonë me ndërprrje të ndihmës ekonomike familjeve të varfëra.

Ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës sot përmes një deklarate, është bërë palë në këtë konflikt të paprecedentë pasi ka deformuar qëllimisht faktet dhe rrethanat në të cilën ka ndodhur me të vërtetë skandali në Buz i një dite më parë. Deklarata e Policisë së Gjirokastrës, është fund e krye më e pakta një deklaratë e papërgjegjshme, e qëllimshme, dhe aq më keq ka marrë atributin e gjykatës duke thënë se dy aktivistët tanë paskan “kanosur në krye të detyrës Fatjon Isufin kryeadministratorin e Buzit”.

Kjo deklaratë e shpërndarë mediave mëngjesin e sotëm, është më e pakta skandaloze dhe më e shumta vepër penale në ngarkim të kreut të saj Ardian Çipa i cili qëllimisht ka deformuar faktet dhe provat në favor të mos zbardhjes së ngjarjes.

Normalisht që kur në krye të Policisë së Gjirokastrës është Ardian Çipa, i njohur dhe i denoncuar shumë herë nga opozita për shumë afera kriminale në të kaluarën e afërt, nuk ka sesi e vërteta të zbardhet, por të njolloset me fakte të rreme.

Policia e Ardian Çipës në Gjirokastër në vend që të merret me denoncimin e bërë 10 ditë më parë nga kandidati ynë për Bashkinë e Memaliajt për qarkullimin e një xhipi me targa false nën pronësi të administratorit të Krahësit duke shpërndarë ushqime dhe para në këmbim të votës, merret me deklarata të qëllimshme për të shtrembëruar realitetin për të mos thënë që është në sinkron me pushtetin.

Kandidati ynë Albert Malaj ka denoncuar shefit e Stacionit Policor të Memaliajt Altin Zeqirin pasi ky i fundit ka lejuar qarkullimin lirshëm të këtij xhipi me targa false duke kaluar nën hundën e patrullave policore të stacionuara në zonë. Kjo është dëshmi e qartë sesi Policia e Shtetit bëhet palë me pushtetin.

Për sa më lart, Koalicioni BASHKË FITOJMË dhe kandidati për Bashkinë e Memaliajt Albert Malaj, do të vërë në dijeni përfaqësinë e OSBE/ODIHR për të faktuar ngjarjen e plotë, si dhe veprimtarinë ilegale të Fatjon Isufit, Laert Durajt dhe Gjolek Gucit.

Ndërkaq u bëjmë thirrje organizmave ndërkombëtarë të ndërhyjnë sa më shpejt për të qetësuar situatën pasi njerëzit po kërcënohen me bukën e gojës dhe me burg nëse votojnë për kandidatin tonë.

Kandidati dhe deputeti i Rilindjes në Memaliaj, të ndodhur nën panik po ndërmarrin akte të tilla në kushtet kur dyert po u mbyllen nga vetë socialistët e ndershëm. Përgjigja do të jetë ajo që do t’u shkaktojë dhe shpërblejë atyre të gjithë këtë veprimtari ilegale dhe kriminale ndaj zgjedhësve në Memaliaj.

Koha po afron!

Të lidhura

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë
Aktualitet

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mesditë në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e tij...

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit
Aktualitet

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ndikimi i krimit në zgjedhje ka vazhduar edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, por në...

16:09 09/05/2025
Para
Mungesa e debatit në fushatën elektorale, ironizon Lutfi Dervishi: “Big Brother” mori vëmendjen

Mungesa e debatit në fushatën elektorale, ironizon Lutfi Dervishi: "Big Brother" mori vëmendjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
Artan Hoxha: Si ia zunë vendin Ndranghetës në Ekuador bosët shqiptarë të krimit

Një person u mor peng për konflikt politik, Hoxha: SPAK dështoi

16:09 09/05/2025
Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutra

15:44 09/05/2025
Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

Dy ditë para zgjedhjeve/ Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura që nga viti 2015

15:17 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.