Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BIRN: Gazetarët shqiptarë mbeten peng të përballjes mes qeverisë dhe pronarëve të medias

16:40 04/05/2023
Reading Time: 4 min lexim

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka një marrëdhënie komplekse me median në Shqipëri. Ndonjëherë ai është i hapur për t’u angazhuar dhe ndonjëherë shpërthen kundër tyre. Teksa fliste në Londër muajin e kaluar, ku Rama po kryente një vizitë për të diskutuar çështjet e migracionit dhe infrastrukturës, kryeministri u tregua sërish armiqësor. I pyetur nga BIRN nëse mendonte se liria e medias ishte një pjesë thelbësore e një demokracie funksionale, Rama psherëtiu dhe u përgjigj:

“Ekziston një stereotip që gazetarët mund të thonë çfarëdolloj budallallëku që duan në emër të lirisë, ndërsa, nëse je politikan, çdo gjë që thua trajtohet si e dyshimtë… por të thuash se liri e medias është të thuash gjithçka dhe çdo akuzë që të vjen në mendje, tregon mungesë të të kuptuarit të lirisë. Nuk e ha unë këtë.”

Ky është një nga rastet e shumta që Rama ka minuar verbalisht rolin e medias. Në të kaluarën ai i ka quajtur gazetarët “injorantë”, “kazan plehrash” dhe “armiq të publikut”. Komentet negative nga politikanë të tjerë shqiptarë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, lidhen nga ekspertët me rritjen e abuzimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve gjatë vitit të fundit.

Më 27 mars godina e televizionit Top Channel në Tiranë u qëllua me Kalashnikov dhe mbeti i vrarë një roje sigurie. Më 26 janar gazetari i Report Tv, Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij u rrahën në qytetin e Lezhës, pasi ai raportoi për një vendim gjykate. Në shkurt, tre persona qëlluan me armë dronin e ekipit të televizionit Top Channel, më pas i rrahën dhe i kërcënuan me armë teksa gazetarët po hetonin për gërryerjet e paligjshme në lumin Zezë.

Në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit 2023 të publikuar nga ‘Reporters Sans Frontier’, Shqipëria renditet në vendin e 96-të nga 180 vende, renditja më e ulët në Ballkanin Perëndimor.

“Në Shqipëri, pavarësia editoriale kërcënohet nga rregulloret e politizuara”, shkruan RSF. “Gazetarët janë viktima të krimit të organizuar dhe, ndonjëherë, të dhunës policore, të nxitur nga dështimi i qeverisë për t’i mbrojtur ata”, shtoi ai.

Vitin e kaluar Rama u tha dy gazetarëve se do t’i nënshtroheshin “riedukimit”, që donte të thoshte se ata nuk mund të merrnin pjesë në konferencat e tij për shtyp ose t’i bënin ndonjë pyetje për një periudhë të caktuar. Megjithatë, gjatë një takimi në Chatham House në Londër, ai e mohoi këtë dhe shtoi se nuk ishte ende i përgatitur të pranonte epërsi morale dhe leksione nga askush, vetëm sepse ai ose ajo mban një stilolaps dhe e quan veten gazetar.

“Nuk është e vërtetë që gazetarët nuk lejohen të bëjnë pyetje të vështira”, tha ai, ndërsa shtoi se kishte rrezikuar jetën për lirinë e fjalës dhe kishte ende shenja në fytyrë dhe kokë. “Gazetarët mund të bëjnë çfarë pyetjesh të duan”, theksoi Rama.

Në janar të vitit 1997, kur Edi Rama ishte opinionist për gazetën e përditshme Koha Jonë, ai u sulmua nga agresorë të panjohur, një ngjarje për të cilën fajësoi presidentin e atëhershëm dhe liderin aktual të opozitës Sali Berisha dhe shërbimet e sigurisë.

Kryeministri shqiptar nuk ka kursyer jo vetëm gazetarët së fundmi, por edhe pronarët e mediave. Këtë shkurt, inspektorët e tatimeve u vendosën gjoba të mëdha dy mediave kritike ndaj qeverisë – News 24 dhe Ora News, për mospagim të detyrimeve të tyre tatimore, duke shkaktuar pretendime se ato ishin shënjestruar për arsye politike.

Ndërsa i përgjigjej akuzave se qeveria po shënjestronte media kritike ndaj saj, kryeministri shqiptar iu kundërpërgjigj pronarëve të mediave duke thënë se askush nuk mund të shpëtonte nga taksat në emër të lirisë së medias.

“Është kollaj të thuash se nuk kam pse paguaj taksa kur je një kritikues,” tha ai. “Ka shumë përzierje të lirisë së medias dhe lirisë për të mos zbatuar ligjin nën petkun e pronarit të medias,” Rama shtoi.

Eldira Gjoni, një ish-gazetare dhe pedagoge për studimet e medias në Universitetin e Tiranës shpjegoi se pronarët e mediave në Shqipëri kanë një marrëdhënie komplekse dhe klienteliste me qeverinë, e cila minon lirinë e medias në vend.

“Nëse mediat e tyre e kundërshtojnë vazhdimisht qeverinë, ata vënë në rrezik bizneset e tyre dhe mund të gjobiten apo mbyllen nga qeveria”, tha Gjoni.

“Nuk ka pavarësi editoriale; gjithçka vendoset nga pronarët e mediave që luajnë një lojë pushteti me çdo qeveri”, shtoi ajo.

Sipas Gjonit, përballja mes pronarëve të medias dhe politikanëve do të thotë që disa çështje apo tema të ndjeshme konsiderohen jashtë limiteve, ndërsa frika nga kanosja i ka çuar gazetarët në vetëcensurim kronik, duke kufizuar kështu cilësinë dhe raportimin e paanshëm investigativ.

Për mungesën e lirisë së medias fajësoheshn gjithashtu pagat e ulëta dhe kushtet e këqija të punës për gazetarët dhe punonjësit e medias.

Sipas një raporti të publikuar nga Freedom House vitin e kaluar, nga rreth 5,000 reporterë në Shqipëri, 85% marrin një pagë bazë prej 300-400 eurosh në muaj, gjysmën e të cilës pronarët e mediave e paguajnë në dorë për të shmangur taksat.

Megjithatë, ka edhe disa përjashtime, theksoi Gjoni, duke vënë në dukje se për disa emisione politike në ‘prime-time’, drejtuesit marrin 5 deri në 10 herë më shumë se reporterët e lajmeve, sepse janë pjesë e marrëdhënieve politike apo të biznesit me pronarët e mediave.

“Kjo mospërputhje e madhe e pagave u bë publike gjatë rrjedhjes masive të bazës së të dhënave të pagave në Shqipëri në vitin 2021, duke sjellë zemërim të madh mes gazetarëve të lajmeve,” tha Gjoni.

“Që atëherë kanë qenë më të zëshëm dhe më këmbëngulës që pagat e tyre të rishikohen”, përfundoi Gjoni./BIRN

Të lidhura

Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures
Aktualitet

Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures

Më 8 Korrik, besimtarët myslimanë, veçanërisht ata të besimit bektashi në Shqipëri, kremtuan Ditën e Ashures,një ditë me simbolikë të...

13:36 08/07/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U plagos gjatë një konflikti, 23-vjeçari dërgohet në spitalin e Traumës

Një përplasje mes dy të rinjve në bulevardin e Peshkopisë ka përfunduar me plagosjen e një 23-vjeçari, i goditur me...

13:15 08/07/2025
Para
14 maji / Nga Durrësi, Kamza, Vau i Dejës tek Shkodra e Elbasani, ISP tregon zonat me risk të lartë tensioni

14 maji / Nga Durrësi, Kamza, Vau i Dejës tek Shkodra e Elbasani, ISP tregon zonat me risk të lartë tensioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures

Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures

13:36 08/07/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U plagos gjatë një konflikti, 23-vjeçari dërgohet në spitalin e Traumës

13:15 08/07/2025
Apeli kthen në burg Artemis Stafën, i dyshuar për pastrim parash për grupin Çopja

Apeli kthen në burg Artemis Stafën, i dyshuar për pastrim parash për grupin Çopja

12:52 08/07/2025
Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji

12:24 08/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.