Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tenderët, APP: Gjashtë rekomandime për institucionet kur modifikojnë marrëveshjet kuadër

22:05 18/04/2023
Reading Time: 2 min lexim

Autoritetet kontraktore që në këtë rast janë institucionet publike do të duhet të respektojnë të paktën gjashtë rekomandime të dhëna nga Agjencia e Prokurimit Publik në rastet kur bëjnë modifikime të marrëveshjeve kuadër në kohën që ato janë në fuqi.

Marrëveshjet kuadër janë marrëveshje të lidhura mes dy ose më shumë palëve dhe që rezultojnë nga përfundimi me sukses i një procedure prokurimi dhe në bazë të të cilës në mënyrë të përsëritur realizohet lëvrimi i mallrave e punëve apo shërbimeve për një periudhë të caktuar sipas kushteve të rëna dakord mes palëve në mënyrë paraprake.

Sa i takon rekomandimeve të dhëna nga APP sugjerohet që të respektohen në mënyrë rigoroze rastet se kur mund të bëhet modifikim i tyre, procedura standarde e njoftimit për modifikimin si dhe dokumentimi dhe plotësimi i dosjes respektive.

“Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”), në ushtrim të detyrave të saj sipas parashikimeve në nenin 23, germa “b” dhe “ç”, të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik” (në vijim “LPP”), si dhe me qëllim mirëzbatimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik, që lidhet me modifikimin e kontratave gjatë kohëzgjatjes së tyre, rekomandon si më poshtë vijon:

  1. Modifikimi i kontratave apo marrëveshjeve kuadër gjatë kohëzgjatjes së tyre, bëhet vetëm në rastet e parashikuara në nenin 127 të LPP-së kur autoriteti ose enti kontraktor mund të argumentojë se ndodhet në njërin nga rastet e përcaktuara në këtë nen.
  2. Në rastin kur, modifikimi i kontratës bazohet në pikën 1, shkronjat “b” dhe “c”, të nenit 127, të LPP, autoriteti ose enti kontraktor, pasi ka modifikuar kontratën apo marrëveshjen kuadër, në përputhje me parashikimet ligjore duhet të pasqyrojë modifikimin e bërë në Sistemin e Prokurimit Elektronik, dhe të dërgojë për publikim në Buletinin e Njoftimeve Publike, një njoftim për modifikimin e kontratës/marrëveshjes kuadër gjatë kohëzgjatjes së saj.
  3. Njoftimi për publikim dërgohet në APP brenda 10(dhjetë) ditëve, nga data në të cilën ka përfunduar modifikimi i kontratës/marrëveshjes kuadër fillestare.
  4. Njoftimi për modifikimin e kontratës/marrëveshjes kuadër gjatë zbatimit të saj bëhet sipas formularit/ shtojcës me këtë emërtim që gjendet në dokumentet standarde të tenderit.
  5. Autoriteti ose enti kontraktor duhet të përcaktojë në këtë formular situatën sipas parashikimeve të nenit 127 pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, të LPP, duke evidentuar bazën ligjore dhe argumentet përkatëse mbi të cilat është kryer modifikimi.
  6. Në çdo rast arsyet dhe argumentimet për modifikimin e kontratës ose të marrëveshjes kuadër duhet të dokumentohen nga autoriteti ose enti kontraktor, para kryerjes së modifikimit dhe të bëhen pjesë e dosjes së zbatimit të kontratës”, thuhet në dokumentin e APP.

Marrëveshjet kuadër përdoren nga institucionet në rastet kur ka blerje të përsëritur të mallrave apo shërbimeve, nuk përcaktohet në mënyrë objektive sasia e nevojshme në fazën paraprake, është e pamundur të përcaktohet datë e saktë lëvrimi, çmimet e tregut mund të jenë të paqëndrueshme por jo vetëm./Monitor.al

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka një mendim të qartë për trinomin Rama-Berisha-Meta

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka një mendim të qartë për trinomin Rama-Berisha-Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.