Është bërë e ditur se nesër në Shqipëri do të vijë i dërguar i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Nga data 11 deri më 13 prill, fiks një ditë para nisjes së fushatës elektorale, Escobar do të zhvillojë disa takime të rëndësishme në vend.
Mësohet se fillimisht do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, por nuk dihet nëse më pas do të ketë takim me opozitës dhe më cilën nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Deri më tani të gjithë zyrtarët e huaj që kanë ardhur në Shqipëri janë takuar me Enkelejd Alibeaj dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Por tashmë, shefja e misionit të OSBE-ODHIR në Shqipëri, Audrey Glover vendosi ‘pikën e kthesës’. Ajo deklaroi se do të takohej edhe me Sali Berishën, që prej më shumë se një viti është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar, por edhe atë vizitë nuk u ndal të takohej me Berishën. Nga takimet e Escobar, edhe pse shkaku i vizitës nuk dihet, pritet që të jepen mesazhe për zgjedhjet lokale, fushata për të cilat nis më 14 prill deri ditën e zgjedhjeve, më 14 maj.