Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Këlliçi me banorët e prekur nga rindërtimi në Kombinat: Veliaj i shmanget përballjes

11:30 08/04/2023
Reading Time: 3 min lexim

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes së Kombinatit të prekur nga rindërtimi. Gjatë takimit Këlliçi e cilësoi vjedhje shembjen e shumë pallateve në Kombinat, duke u marrë pronën qindra familjeve, që sot janë në qiell të hapur. Këlliçi u angazhua që pas 14 majit këto familje të përfitojnë pronën që kishin, në të njëjtin vend dhe me të njëjtën sipërfaqe si më parë.

Ai prezantoi dhe dy angazhimet e tjera të programit të tij, ndalimin e derdhjes së ujërave të zeza në lumin Lana si dhe krijimin e 500 oazeve në çdo lagje të kryeqytetit.

Pronat do t`i merrni aty ku i kishit”, – ky ishte zotimi i tij.

“Kjo është një vjedhje që ka ndodhur ditën për diell në Kombinat dhe shpërngulje e qindra familjeve që janë hequr nga këtu. Një pjesë e tyre janë çuar në Vaqarr, një pjesë e tyre janë çuar prapa Tecit. Një pjesë e tyre sot janë pa bonus, një pjesë e tyre e marrin bonusin që nuk u del për një vend qeraje tjetër, për një shtëpi tjetër. Por mbi të gjitha, kam përshtypjen që biem dakord dhe konvergojmë në një pikë, nuk dinë se çfarë do të ndodh me apartamentet e tyre. Nuk dinë se ku do t`i marrin, çfarë sipërfaqe kanë, çfarë u takon, janë të paqartë për të vetmen pronë që kanë në jetë. Me premtimin që padiskutim që qytetarët e Kombinatit, do të marrin pronën e tyre aty ku e kishin dhe me sipërfaqen e pronës aty ku e kishin”-u shpreh Këlliçi.

Këlliçi u shpreh se Erion Veliaj i shmanget përballjes me qytetarët, por dhe me atë vet, pasi sipas tij, kryebashkiaku aktual është në shërbim të ndërtuesve dhe jo të qytetarëve.

“Mirë do të ishte që kryetari aktual i bashkisë të ishte këtu para jush, mirë do ishte të ishte këtu me mua, çfarë të keqe ka. Të thoshte që: nuk kam bërë mirë, 1,2,3, ose i kam bërë mirë, gënjeni ju! Por fakti që i shmanget debatit, fakti që i shmanget çdo ditë përballjes, i shmanget përballjes me ju, i shmanget përballjes me qytetarët, i shmanget përballjes me mua qoftë në studio qoftë ku të dojë, tregon që nuk punon për interesin e qytetarëve, po punon për interesin e atyre ndërtuesve, të cilët në interes kryesor kanë fitimin e tyre dhe jo respektimin e të drejtës së pronës”-u shpreh kandidati i opozitës para banorëve të Kombinatit.

Këlliçi foli edhe për angazhimin e tij, që pas 14 majit, transporti publik në Tiranë të jetë falas për qytetarët. Ndërsa solli në vëmendje faktet e publikuara në media, që tregojnë se kryebashkiaku aktual në gjashtë muaj ka jetuar vetëm 1 muaj e gjysëm në Tiranë, Këlliçi u shpreh se Veliaj është në panik nga premtimi për ta bërë transportin publik falas.

“Ka një panik të madh sot në Tiranë nga kampi i “Rilindjes”, i Erion Veliajt, që unë kam premtuar transport publik falas, autobusa falas. Në thelb janë po paratë tuaja që do t`u shkojnë 200 mijë qytetraëve në ditë. E kuptoni që në 6 muaj, kryetari i bashkisë ka ndenjur në Tiranë vetëm një muaj e gjysëm. Dhe kjo ka ndodhur në gjashtë mujorin e dytë të 2022, para një viti! Duhet të kuptoni që interesi i tij nuk është aspak interesi juaj, apo të kthejë taksat tuaja te ju. Ndaj ju jap një zotim këtu para jush: pas 14 majit, me Belind Këlliçin, autobusët në të gjithë Tiranën do të jenë pa pagesë” -tha Këlliçi.

Para banorëve të Kombinatit, Këlliçi prezantoi dhe dy angazhimet e tjera të programit të tij, ndalimin e derdhjes së ujërave të zeza në lumin Lana si dhe krijimin e 500 oazeve në çdo lagje të kryeqytetit.

Situatën aktuale me furnizimin e ujit në kryeqytet dhe pageat Belind Këlliçi e cilësoi si kriminale, ndërsa tha se qytetarët e Tiranës janë të vetmit në botë që paguajnë katër herë ujin e pijshëm. “Sepse ti sot, për fat të keq, bashkë me mua bashkë me gjithë banorët, jeton në të vetmin kryeqytet të botës që paguajmë katër herë ujin e pijshëm. Një herë paguajmë UKT-n për një lidhje në rrjet, për një ujë që nuk pihet, e dinë të gjithë. Dy, shumica e familjeve, e di nga ju, e blejnë ujin që pijnë apo që gatuajnë se është e pamundur ndryshe. Paguani energjinë elektrike për pompat në çdo pallat mbi katin e dytë për të ardhur uji se nuk vjen dot. Dhe katër është kriminale ajo që ndodh për ato familje që marrin ujë me pus dhe ndërkohë paguajnë UKT-n. Kjo është e paimagjinueshme” -u shpreh Belind Këlliçi.

Të lidhura

Zbulohet një tjetër rast prostitucioni, arrestohen dy persona
Aktualitet

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë, në pranga 20-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas kolumbian trafikonin vajza të...

13:46 09/07/2025
Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë
Aktualitet

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë

Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë i Parlamentit Europian ka miratuar në seancë plenare në Strasburg raportin për progresin e Shqipërisë...

13:27 09/07/2025
Para
Sulmi në Tel Aviv/ Shtatë persona mbetën të lënduar, ja si është gjendja e të plagosurve

Sulmi në Tel Aviv/ Shtatë persona mbetën të lënduar, ja si është gjendja e të plagosurve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zbulohet një tjetër rast prostitucioni, arrestohen dy persona

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë, në pranga 20-vjeçari

13:46 09/07/2025
Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë

13:27 09/07/2025
Pas 11 ditësh kërkimesh, 70-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll

Pas 11 ditësh kërkimesh, 70-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll

13:06 09/07/2025
Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë para bashkisë

Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë para bashkisë

12:41 09/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.