Skip to content
Të Gjitha

Kërcënoi qytetarin në mes të qytetit, ja si justifikohet kryebashkiaku i Pukës

· 2 min lexim

Pasi u filmua duke kërcënuar një qytetar, kryetari aktual i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj e ka mohuar kategorikisht.  Ai është shprehur për mediat se personin që pretendohet se e ka kërcënuar e ka të afërt, madje është trajneri i ekipit të fëmijëve.  Sipas tij, nuk ka pasur arsye për t’u përfshirë në konflikt dhe se gjithçka po përdoret në kuadër të fushatës .  Po ashtu Gjonaj shton si argument se indiferentizmi i policit aty pranë tregon se gjendja ka qenë thjesht në kontekst debati.

Unë jam korrekt në gjithçka, ajo është një video e sajume, ai është njeri imi në fakt. Unë po konsultohesha me qytetarin, nuk ka pasur fare lidhje me zgjedhjet dhe me fushatën, është e turpshme që kjo po përdoret. Është trajner i ekipit të fëmijëve, personi në fjalë është njeriu im.  Nuk ka pasur asnjë shkak që unë të përfshihesh në përplasje aty, ai është personi përgjegjës për ekipet e moshave, i tërhoqa vëmendjen që të mos i krijonte asnjë problem fëmijëve. Këta i sajojnë dhe duan që t’i përdorin në fushatë.

Vetëm indiferentizmi i policit tregon se sa e eksitume ka qenë gjendja aty, nuk ka pasur asnjë lloj problemi. Ska asnjë arsye për me e verifiku, se nuk bëhet fjalë as për konflikt dhe për asgjë”, u shpreh Gjonaj.