Vijon prej më shumë se dy orësh marrja në pyetje Boris Johnson, ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe. BBC shkruan se Johnson e ka nisur deklaratën e tij, duke komentuar fotot dhe videot nga festat e shfrenuara për të cilat akuzohet se ka organizuar gjatë pandemisë së Covid-19, duke shkelur masat kufizuese. Ai thotë se do të besoj deri në vdekje që ishte detyra e tij si kryeministër që të falenderonte stafin për punën që kishin bërë, duke shtuar se distanca ishte ruajtur. Me humor, ai tha se mes tyre nuk kishin asnjë rreshter që tu maste distancën në çdo moment, por që ishin munduar ta respektonin vetë.
“E gjithë kjo marrje në pyetje është teorikisht e parëndësishme, por unë do ta ndërmarr hapin tim. Gjithçka e kam bërë me mirëbesim. Nuk jam nisur për të mashtruar askënd. Përsa i përket distancimit social në festën e zhvilluar, ju them se ishte një shtëpi e ngushtë, por që kishim hapësirë. Sigurisht që do të ishte e pamundur që të kishim dikë atje që të na maste distancën mes nesh gjatë gjithë kohës. Jemi minimizuar që të kufizojmë përhapjen e Covid, duke përfshirë një numër të madh njerëzish që i lamë të punojnë nga shtëpia, duke i mbajtur dritaret hapur dhe duke punuar në ambiente të hapura sa më shumë që të jetë e mundur. Këto që thoni ju mund të kenë zgjatur 15 apo 20 minuta. Maksimumi 25. Dhe e gjitha ishte për të falenderuar stafin për punën e palodhur. Derisa të vdes do ta besoj një gjë të tillë. Ishte detyra ime si kryeministër që të falenderoja stafin për punën e palodhur që kishin bërë,”- tha Johnson.