Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rati i Arben Ahmetajt, BIRN: Prokurorë të dorëhequr dhe SPAK “nën presion” nga portalet

21:39 10/03/2023
Reading Time: 3 min lexim

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit deklaroi në një deklaratë të pazakontë të premten në darkë se ndjehet e intimiduar nga artikuj të ndryshëm të publikuar në media apo në portale në lidhje me hetimin ndaj ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj ndërsa theksoi se prokurori Klodjan Braho është tërhequr sakaq nga çështja “me kërkesë të tij.”

SPAK, e cila përballet me pikëpyetje të shumëfishta mbi hetimin e kryer mbi aferën e incineratorëve, kundërshtoi sugjerimet se prokurorët kanë kryer hetime të paplota duke shmangur nga përgjegjësia zyrtarë të ndryshëm të dyshuar për vepra të rënda penale në lidhje me atë që mund të konsiderohet si skandali më i madh korruptiv i dekadave të fundit në vend.

SPAK bëri të ditur gjithashtu se çështja që lidhet me Arben Ahmetajn, është ndarë si hetim më vete.

Çështja e incineratorëve nisi pas denoncimeve të shumëfishta nga politikanë të opozitës dhe nga shoqëria civile vite më parë. Prokurorët Klodjan Braho dhe Ened Nakuçi kanë dërguar sakaq për gjykim një numër zyrtarësh, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako, krahas disa zyrtarëve të nivelit më të ulët dhe pronarëve të kompanive koncesionare, të dyshuar për korrupsion aktiv e pasiv, për pastrim parash dhe për abuzim me detyrën.

Prokurorët vendosën gjithashtu që të hetojnë më vete të tre projektet koncesionare, një në Elbasan, një në Fier dhe një në Tiranë, ndërsa urdhëruan sekuestro për dy projektet e para, duke mos vepruar deri më tani për projektin e Tiranës, i cili është më i madhi dhe që vijon të tërheqë fonde të stërmëdha nga taksapaguesit.

Por në shtator të vitit të kaluar, gazetari Adriatik Doçi dorëzoi në SPAK prova që kompromentonin ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me aferën. Provat në fjalë duket se janë grumbulluar nga biznesmeni Klodian Zoto, i cili mblodhi dhe ruajti fatura hoteli të paguara prej tij për Ahmetajn.

SPAK sqaron se dhjetë ditë më vonë ka vendosur të ndajë si hetim më vete procedimin ndaj Ahmetajt.

“Në lidhje me veprimet e kryera nga shtetasi Arben Ahmetaj në cilësinë e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë, si dhe në lidhje me disa fakte dhe rrethana të tjera që kanë rezultuar nga hetimet e paraprake, është vendosur ndarja e çështjes penale duke u rregjistruar proçedimi [SIC] penal nr.277/1, datë 19.09.2022,” shkroi SPAK në njoftimin e së premtes. [Link njoftimi]

SPAK bëri gjithashtu të ditur se prokurori Klodjan Braho është tërhequr nga çështja me kërkesë të tij në janar të këtij viti.

“Aktualisht, proçedimi [SIC] penal nr.277/1 viti 2022 është duke u hetuar nga prokurore Enkeleda Millonaj, pasi me vendimin e Drejtuesit të Prokurorisë të datës 30.01.2023 është vendosur zëvendësimi i prokurorit Klodjan Braho, me kërkesë të këtij të fundit,” thotë njoftimi, pa sqaruar se për çfarë arsyeje Braho është tërhequr nga çështja.

“Prokuroria e Posaçme kundërshton çdo tentativë për intimidim dhe sulme personale ndaj prokurorëve të posaçëm që synon t’i kufizojë ata nga kompetenca dhe përgjegjësia e tyre për të ushtruar ndjekjen penale sipas Kushtetutës dhe ligjit,” deklaroi SPAK, pa bërë të ditur se kush janë mediat apo portalet që po tentojnë ta intimidojnë dhe pa bërë të ditur nëse ka hapur ajo jo hetime për intimidim të prokurorëve, gjë që nëse ka ndodhur, përbën vepër penale.

E krijuar në vitin 2019 si pjesë e Reformës në Drejtësi, SPAK u konsiderua si institucioni që duhej t’i jepte fund pandëshkueshmërisë. Qytetarët dhe palët politike shprehën besimin e tyre te ky institucion duke dërguar një numër të konsiderueshëm kallëzimesh. Por shumë nga çëshjet më të nxehta të kallëzuara kanë mbetur në fazën e hetimeve paraprake ndërsa tani SPAK nuk e fsheh faktin se ndjehet nën presion, jo nga politika apo nga krimi, por nga “media dhe portale.”/Reporter.al

Të tjera

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat
Aktualitet

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

Bllokimi i aksit Prrenjas-Librazhd për disa ditë ka rikthyer në vëmendje problemet serioze të infrastrukturës rrugore në vend. Inxhinieri Bleon...

12:41 07/03/2026
Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin
Aktualitet

Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka lëshuar kritika të forta ndaj mënyrës se si funksionon administrata publike nën qeverisjen e...

11:06 07/03/2026
Para
Horoskopi sot, 11 mars 2023

Horoskopi sot, 11 mars 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

12:41 07/03/2026
Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

11:06 07/03/2026
Një derë që hapi historinë: Pse 7 Marsi u bë Dita e Mësuesit në Shqipëri

Një derë që hapi historinë: Pse 7 Marsi u bë Dita e Mësuesit në Shqipëri

10:53 07/03/2026
Vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Nëna e autorit kërkon falje në gjyq, nëna e Ilaria Sulës e refuzon: “Nuk ka justifikim”

Vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Nëna e autorit kërkon falje në gjyq, nëna e Ilaria Sulës e refuzon: “Nuk ka justifikim”

16:43 06/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.