Motra e Dan Hutrës ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia mes të vëllait që kreu masakrën e Paskuqanit. Në një rrëfim për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ajo tha se Dan Hutra i kishte kërkuar gruas së tij që t’ia bënte testin e ADN-së që në momentin që lindi fëmijën, por që ajo nuk kishte pranuar. Asija tha gjithashtu se pas largimit të gruas së Dan Hutrës nga shtëpia, kishte shkëputur çdo lidhje me të vëllanë, por më vonë, ky i fundit e kishte telefonuar dhe e kishte ftuar për të pirë diçka me të. Ajo thotë se Dani i kishte rrëfyer se do të largohej drejt Francës dhe se ndodhta nuk do të takoheshin më.
“Kur shkova në Tiranë tek nënë, vëllai më tha e nusja është shtatzënë. Pashë Alketën që nuk ishte e qetë. E pyeta kur ishte njohur me Danin sepse doja të kuptoja nëse e dinte se çfarë njeriu ishte dhe se çfarë kishte bërë më parë. Më tha se njiheshin prej 4 muajsh. Ajo më tha se është një vajzë 34-vjeçare dhe se nuk është kurrë vonë. Por ndërkohë jeta e tyre vazhdoi. Kur mora vesh se Alketa ka ikur nga shtëpia nëna më tha se ishte bërë nami. Nëna kishte dalë për të marrë bukë dhe kur ishte kthyer, i kanë thënë se nusja kishte dalë nga koteci dhe jo nga porta. Mund të ketë qenë orar drekë. Mendoj se Alketa ka ikur dhe dyshoj se ka qenë për shkak të nervozizmit e shtatzëninë. Unë i kam shkëputur më pas marrëdhëniet me Danin dhe i kam thënë se tani që ka dalë nga burgu duhet të vlerësojë jetën dhe lirinë. Atë ditë që Dani është arrestuar dhe Alketa ka ikur nga shtëpia kam shkëputur marrëdhëniet. Nëna më tha se ditën që ka bërë vizitën e shtatzënisë tek mjeku, janë revoltuar. Kam pirë kafe me Danin dhe më ka thënë;- Motër do të pish diçka sepse unë do të largohem për Francë dhe nuk do të shohësh më. Si motra për vëllanë unë i kam dërguar foto të nipërve, mbesave, t’i shohë dhe të mos largohet nga njerëzit. Por ai më ka thënë se Alketa nuk i jepte atësinë e djalit dhe kur Dani ka qenë në burg dhe unë në shtëpi, Alketa më ma ka marrë në telefon nga Tirana. Më ka thënë mund të vish në Tiranë dhe të pish kafe sepse kam respekt për ty. Unë e kam takuar dhe më ka shprehur edhe refuzimet që kishte me Danin, ndërsa Dani ishte në burg. Alketa ishte penduar. I thashë; Alketa do të jetosh prapë me Danin? Ajo më thotë ti jepja numrin Danin, por përgjigja ime ishte jo sepse unë isha betuar se nuk do t’i shkoja tek burgu. Alketës i kam thënë ‘kur të lindë fëmija do të marrin ADN e fëmijës dhe të Danit dhe fëmija del i Dan Hutrës, unë do të jem halla i këtij fëmije”. Ishte dakord dhe më tha se fëmija është i Danit. Erdhi koha dhe lindi. Kisha dëshirë ta shihja fëmijën tek spitali. Kam hyrë atë ditë tek fëmija kam parë edhe Alketën, kam qenë ditën e dytë kur ka lindur dhe pas disa ditësh Dani ka dalë nga burgu. Dhe nuk e di se si ka dalë nga burgu. Për Alketën më tha se nuk pranon të bëjë ADN e fëmijës,”- tha ajo.