Skip to content
Politikë

Tabaku: Punojnë për oligarkët dhe korrupsionin, qytetarët në rrezik

· 2 min lexim

Ditën e sotme deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në rrjetin social Facebook në lidhje me vendimin e qeverisë për ripropozimin e Ligjit të basteve sportive duke e cilësuar këtë si një qokë që po bën kryministri për interesat e veta.

Tabaku është shprehur se qytetarët presin nga qeveria në pushtet të sqarohet në lidhje me çështjen e McGonigal, e cila bëri bujë të madhe.

Situata ekonomike, korrupsioni dhe largimi në masë i të rinjve janë tre rreziqet kryesore që kryeministri duhet të kujdeset , ka shprehur Tabaku.

Postimi i Jorida Tabaku:

Sot, rreziku kryesor për sigurinë e familjet shqiptare është situata ekonomike, korrupsioni dhe largimi shtresës së mesme.

Në mungesë të një alternative ekonomike dhe një strategjie zhvillimi, qeveria e pakicës ka vendosur të ripropozojë Ligjin për bastet sportive!!

Pak kush e di, për çështjet gjyqësore për ligjin e basteve që kam kundër qeverisë në gjykatë; ajo që parashikova, u realizua, pasi me ligjin e basteve qeveria nxorri nga tregu operatorët e vegjël; e përqëndroi në disa duar; favorizoi me leje për kazino disa biznese të mëdha dhe lufta e grupeve kriminale për kontrollin e tregut doli jashtë kontrolli.

E gjitha kjo vjen në një çast kur po prisnim nga qeveria të shprehej për skandalin McGonigal. Shqiptarët prisnin të dëgjonin qeverinë mbi përfshirjen e kryeministrisë në shpifje kundër PD, morrëm ligjin e Lojërave të Fatit, dmth qokën për pakicën.

Prisnim përgjigje për shtresën e mesme, qytetarët, ekonominë e ndërkohë alternativa është përsëri një ligj për pakicën e jo shumicën.

Kjo qeveri ka 0 politika për të mbajtur shtresën e mesme në vend, punon për të mbajtur oligarkët me koncesione.

Kjo qeveri ka 0 politika fiskale për qytetarët sepse është qeveria e pakicës, punon për të miratuar ligje me porosi.

Një qeveri e diskretituar, e pakicës së shqiptarëve që nuk punon për qytetarët por për korrupsionin dhe oligarkët.