Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e fundit sa i përket situatës së Covid-19, ka bërë me dije se janë kryer 201 testime, katër prej të cilave kanë rezultuar pozitive.
Ndërkohë, 9 persona janë shëruar në 24 orët e fundit ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për asnjë humbje jete.
“COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 201 testime, 4 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit
29 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 201 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 4 qytetarë në Bashkitë:
2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Sarandë.
Janë 123 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,504 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 29 Janar 2023)
Raste të reja ditore 4
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 201
Testime totale 2,030,217
Raste pozitive 333,223
Raste të shëruara 329,504
Raste Aktive 123
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 99
Vlorë 11
Fier 9
Durrës. 2
Berat 1
Shkodër 1″