Kjo e shtunë shënon 12-vjetorin e ngjarjes tragjike të 2011 ku katër qytetarë u qëlluan për vdekje teksa protestonin kundër qeverisë Berisha në sheshin Bulevardin “Dëshmorët e Kombit ” në Tiranë.
Në këtë demonstratë, e cila u organizua nga Partia Socialiste u qëlluan për vdekje Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj.
Aktulisht në Prokurorinë e Tiranës është vetëm një çështje, konkretisht vrasja e Aleks Nikës. Predha, e cila i mori jetën të riut nga Lezha është dërguar në Itali për ekzaminim.
Vrasja e tij është ende pa autor, ndërkohë mazhoranca dhe familjarët e Aleksit kërkojnë që çështja t’i kalojë për hetim Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Pamja e parë e personit të dyshuar si një ndër efektivët që qëlloi mbi turmën ishte ajo e Agim Llupos në bodrumin e kryeministrisë, i vendosur sipas një plani masash që më pas u identifikua si grupi i zjarrit. Alibia e parë, ajo e vrasjes nga afër me pistoleta, u rrëzua brenda pak orësh. Por ndërsa në këtë demostratë Garda e Republikës kishte angazhuar 60 gardistë nga tre njesitë kryesore të saj, se kush qëlloi mbi demonstruesit gjatë 21 janarit 2011, do të qëndronte në mister.
Grupi hetimor firmosi 6 urdhra arresti për drejtuesit e Gardës së Republikës, dy të dënuar nga Gjykata e Apelit, komandanti i Gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet burg. Por kjo nuk mbetet këtu, pasi ssipas familjarëve çështja duhet t’i kalojë SPAK-ut, për të dënuar të gjithë fajtorët që vranë e plagosën atë ditë.