Ditën e sotme gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar materiale të reja për ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në fjalën e tij gjatë shpjegimit të materialit, Artan Hoxha la të kuptohet se përgjimi ishte prej “të huajve” në Shqipëri, por u shpreh se nuk kishte lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, në dijeni të materialit është vënë prej vitesh, por vetëm pas 12 vitesh ka mundur që ta sigurojë dhe ta publikojë në media.
“Është një regjistrim audio. Vrasjet janë bërë me urdhër, por serverat u fshinë, procesverbalet u fshinë, nuk u la më asnjë gjurmë, për të fshehur faktin se kush i kreu vrasjet. Por nuk u fshinë ato të ndërkombëtarëve europiane, se për ata përtej adriatikut nuk e di. Më thirrën fillimisht që të identifikoja se kush ishin personat. Pra të lidhja zërin me figurën. Prandaj më vjen për të qeshur mua kur kërkojnë prova për “non grata”. Më në fund pas 12 vitesh, mu dha mundësia të kem një provë që dëshmon se vrasjet janë bërë me urdhër dhe ofcerët që kanë qëlluar me urdhër. Ky material që është siguruar pas një kohe kaq të gjatë i jep mundësinë që të gjejë përgjegjësin dhe t’i qetësojë familjarët. Komunikoni vetëm stafi drejtues dhe ai që konsiderohej grupi i zjarrit. Ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtor i Policisë së Tiranës. Aty dëgjohet që flet edhe ministri i Brendshëm i asaj kohe që kaq qenë Lulzim Basha,”- u shpreh Artan Hoxha.