Ditën e sotme kreu i partisë demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me pezullimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar i PD. Ai tha se Alibeaj u keqpërdor ndërsa shtoi se do pranoj vullnetin e deputetëve të PD nëse Salianji do të zgjidhet kreu i grupiot parlamentar.
Gjithashtu Berisha ka komentuar vjedhjen e 120 mijë eurove nga shtëpia e zyrtares së kryeministrisë, Alda Klosit. Ai tha se qeveria tentoi ta mbante të fshehur emrin e saj, përpara se të bëhej publike në media.
Berisha: Zbatoi si mjeran një urdhër të Edi Ramës, i keqpërdorur në shkallëm më ekstreme të Edi Ramës. Zbatoi urdhërin dhe shkelmoi edhe më shumë mbi dinjitetin. E ardhmja e PD do të jetë një grup kompativ dhe do të mbrojë me gjithë potencialin e tij, interesat e qytetarëve dhe do të bëjë çdo gjë për të shumëfishuar kontrollet. E shihni se kjo qeveri nuk ka se ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit mund të jetë secila nga ministrat, vetë Edi Rama, vetë emra të tjerë se nuk ia ashtu.
Vjen zonja me një apartament, fillon ndërtimin, lumturon dhe të tjerë përreth saj. Ka një shpërthim llumi në mënyrën më të paimagjinueshme dhe të pakonceptueshme. Kurrë një qeveri nuk i lejon vetes abuzime në këtë shkallë. Emri i Alda Klosit më është dërguar nga qytetari digjital. Nuk po e bënin publik emrin e saj, këta kudo që t’i prekësh para të vjedhura nxjerrin.
Po përdorin të njëjtën skemë si Gjiknuri, Spiropali. Këta kudo ti prekësh, para të vjedhura nxjerrin.
Unë do pranoj vullnetin. Salianji është nën kryetar grupi. Unë do pranoij vullnetin e PD. Ju e morët vesh skandalin e fundit të Erion Veliaj që hapte tendera për të fituar vetë paratë. Nuk është rast i izoluar. Nuk ka të ngopur ne vjedhjen e taksave të qytetarëve shqiptar. Ajo bashki noton në episode të tilla. Për të mos thënë atë të famshmen Elisa Fero. Ajo ska lidhje me informatiken dhe na behet drejtoreshë të AKSHI që ka 253 afera korruptive , se ka bërë tendera sekrete.