Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kremlini paraqet kushtet për paqe me Ukrainën

15:47 31/12/2022
Reading Time: 2 min lexim

Kremlini paraqiti përfytyrimet e tij për të arritur një paqe të mundshme me Ukrainën. Sipas këndvështrimit të Kremlinit një plan i mundshëm paqeje për Ukrainën duhet të njohë aneksimin nga Rusia të katër rajoneve në lindje dhe në jug të vendit. “Nuk mund të ketë asnjë plan paqeje për Ukrainën, i cili nuk merr parasysh realitetet e sotme në territorin rus,” citoi agjencia ruse e lajmeve Interfax zëdhënësin e Kremlinit, Dmitri Peskov. Peskov reagoi ndaj planit prej dhjetë hapash të presidentit ukrainas Selenski, kërkesat thelbësore të të cilit janë tërheqja e trupave ruse dhe pagimi i reparacioneve për dëmet e luftës agresore ruse ndaj Ukrainës.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksij Danilov, i hodhi poshtë menjëherë kërkesat e zëdhënësit të Kremlinit. Nuk ka asnjë realitet në të cilin ‘territore të reja janë pjesë e Federatës Ruse’, shkroi Danilov në Twitter. “Realitetet e Federatës Ruse janë: turpi, disfata dhe kolapsi i saj”.

Ukraina kërkon më shumë mbështetje nga Perëndimi

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksi Makeiev, ripërsëriti ndërkohë kërkesat e vendit të tij për mbështetje të mëtejshme në luftën kundër Rusisë. “Paqja nuk bie nga qielli. Për të duhet luftuar. Dhe ne ukrainasit e bëjmë këtë në emër të të gjithë evropianëve,” tha Makeiev për gazetat e grupit mediatik gjerman Funke. Ukrainasit duan “më shumë guxim dhe vendosmëri nga aleatët dhe partnerët tanë”.

Si synime për vitin 2023 Makeiev përmendi “çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesit rusë, rivendosjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, kthimin e bashkatdhetarëve në shtëpi, rindërtimin e vendit dhe përparimin e mëtejshëm në integrimin në BE dhe NATO”.

Ambasadori përsëriti gjithashtu thirrjen për furnizime të mëtejshme me armë. Nisur prej sulmeve me raketa ruse ndaj infrastrukturës civile dhe goditjet me artileri të qyteteve të Ukrainës, kjo ndihmë “duhet të intensifikohet dhe forcohet në muajt e ardhshëm, në mënyrë që në Ukrainë të mund të shpëtojnë jetën edhe më shumë civilë”, tha Makeiev. Ukraina ka gjithashtu  nevojë për ndihma për të riparuar infrastrukturën e shkatërruar dhe për të rindërtuar vendin, tha ambasadori i Ukrainës në Gjermani./DW

Të lidhura

Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet
Aktualitet

Votat e Diasporës/ KQZ njofton për ecurinë e numërimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit të ardhura nga jashtë...

11:25 18/05/2025
FOTO/ Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, mijëra besimtarë në Vatikan
Aktualitet

FOTO/ Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, mijëra besimtarë në Vatikan

Sytë e botës janë përsëri të përqendruar në Vatikan, ku sot në sheshin e Shën Pjetrit mijëra besimtarë nga e...

10:50 18/05/2025
Para
Nuk tregoi rrethanat e ngjarjes pasi shkoi i plagosur në spital, arrestohet i riu në Elbasan

Nuk tregoi rrethanat e ngjarjes pasi shkoi i plagosur në spital, arrestohet i riu në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet

Votat e Diasporës/ KQZ njofton për ecurinë e numërimit

11:25 18/05/2025
FOTO/ Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, mijëra besimtarë në Vatikan

FOTO/ Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, mijëra besimtarë në Vatikan

10:50 18/05/2025
Shpëtohen dy turistë kanadezë në Karaburun

Shpëtohen dy turistë kanadezë në Karaburun

10:32 18/05/2025
18 maji, Dita Ndërkombëtare e Muzeut

18 maji, Dita Ndërkombëtare e Muzeut

10:10 18/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.