Këtë të mërkurë (8 dhjetor), senatori amerikan Ron Johnson ka organizuar një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar mbi Vaksinat e COVID-19: Çfarë janë, si funksionojnë dhe shkaqet e mundshme të dëmtimeve apo efektet anësore që këto vaksina sjellin.
Takimi gjithashtu kishte si qëllim për të hedhur dritë mbi gjendjen aktuale të njohurive rreth vaksinës, takim të cilit iu bashkuan ekspertët dhe profesionistët e mjeksisë ku diskutuan mbi sfondin shkencor të koronavirusit, funksionalitetin e vaksinës, dështimet në përgjigjen ndaj pandemisë, ilaçet e trajtimit të hershëm, reaksionet negative, dëmtimet e mundshme nga vaksinat dhe planet për kërkime shkencore si përgjigje të ardhshme dhe reagim të mjeksisë ndaj çështjes.
Senatori i Wisconsin, Ron Johnson, përmes kësaj tryeze u shpreh se po u jep një mundësi njerëzve që pretendojnë se janë dëmtuar nga vaksinat kundër COVID-19.
“Unë me të vërtetë dua të kuptoj se sa nuk dimë për trupin, për reagimin e tij, për imunitetin tonë të mrekullueshëm natyror dhe nëse ndërhyrjet mund ta dëmtojnë atë. Mendoj se duhet të jemi të ndershëm dhe të sinqertë. Shpresoj se mund të flasim për këtë kompleksitet të gjërave sot”, është shprehur ai në këtë takim.
Që nga fillimi i pandemisë, senatori Johnson ka qenë avokat kryesor për trajtimin e hershëm, lirinë e kujdesit shëndetësor dhe individëve që kanë përjetuar reagime negative. Diskutimi 3 orësh ishte tryeza e pestë e rrumbullakët e senatorit Johnson për COVID-19.Ai i ka bërë gjithashtu një ftesë të gjitha agjencive dhe kompanive të ilaçeve për të debatuar mbi çështjen, por të gjithë refuzuan të marrin pjesë. “Studime të shumta dhe burime të ndryshme tregojnë se pas kryerjes së vaksinës kundër COVID-19 shfaqen shenjat e miokarditit në adoleshentët dhe të rinjtë në SHBA dhe ajo që është zbuluar është shumë alarmante. Në testimet tona të zemrës përmes rezonancës magnetike, ka rezultuar se nga 151 fëmijë të cilët i janë nënshtruar kësaj forme ekzaminimi për 90 ditë, 81 prej tyre kishin dëmtime në zemër, një dëmtim që shoqërohet me vdekje të papritur të atakut kardiak”, është shprehur Dr. Kirk Milhoan, një nga panelistët, mjek i Kardiologjisë dhe Ekokardiografisë Pediatrike.
Megjithatë, paneli i kësaj tryeze përfshinte kërkues shkencor dhe mjekë të cilët në përgjithësi ranë dakord se vaksinat kanë një rol në luftimin e pandemisë, por gjithashtu paralajmëruan me shumë shqetësim për efektet anësore që shkaktojnë këto vaksina.