Talenti shqiptar Eroz Grezda është rikthyer të jetë protagonist në kampionatin kroat me skuadrën e tij Sibenik. Në ndeshjen e ditës së sotme që Sibenik po zhvillon ndaj Rijekës, sulmuesi kuqezi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në minutë e 35-të.
Theksojmë se sulmuesi kuqezi shfrytëzoi një top të mbetur në zonë të cilin e finalizoi me sukses për t’i dhënë avantazhin momental skuadrës së tij.
Ky është goli i dytë në kampionat për Grezdën, i cili rikthehet kështu të gjej rrugën e rrjetës. Ndeshja mes Sibenik dhe Rijekës është e ndalur në barazim 2-2 pas 45 minutave të para.
Kujtojmë që futbollisti shqiptar ëshët përfolur për lidhje me vajza nga showbizi.
Fiks në atmosferën festive të vitit 2019, në rrjet qarkulloi lajmi se mes moderatores Nevina Shtylla dhe futbollistit të kombëtares, Eros Grezda, mund kishte nisur një histori dashurie. Kjo, sepse ata postuan një foto së bashku, ku dukeshin shumë intimë me njëritjetrin.
Edhe pse asgjë nuk u konfirmua dhe Nevina tregoi se ishin takuar rastësisht në Tiranë, thashethemet nisën të qarkullonin sërish para gjashtë muajsh dhe jo pa arsye. Ishte Nevina ajo që publikoi në muajin qershor 2019 një foto në “Instagram”, ku Eros i komentonte një “emoji” sirenë.
Nga ana tjetër, ish-Missi iu përgjigj me dy përqafime, duke hedhur kështu hapin e parë të daljes hapur me futbollistin seksi, pas 6 muajsh që u tha se e mbajtën lidhjen sekrete. Kaq u desh që fansat të binden se kjo ishte një romancë dashurie, që Nevina po e shijonte pas kamerave me futbollistin Eros.
Mediat shkruanin se ajo ishte duke jetuar një lidhje speciale dhe pushime së bashku, duke qenë se të dy postonin në “Instagram” foto plazhi në vende të njëjta.