Ditën e nesërme në datën 30 Prill, në orën 10:00 të mëngjesit do të mbahet Kuvendi Kombëtar i partisë Demokratike ku do të mbahen zgjedhjet për anëtarët e Këshillit Kombëtar si dhe pritet të caktohet një datë zyrtare kur do të zgjidhet kryetari i partisë.
Fax News ka siguruar pamje nga Pallati i Kongreseve ku do të mbahet Kuvendi Kombëtar i partisë Demokratike. Ndërkohë që pavarësisht ftesës së bërë nga ana e Komisionit të Rithemelimit, shumë prej deputetëve të grupit parlamentar të PD-së kanë deklaruar se nuk do të ishin të pranishëm në Kuvendin që ish kryeministri, SaliBerisha e ka cilësuar si zhvillimin që do të shërbejë në favor të bashkimit të demokratëve.
Të kontaktuar nga Fax News deputetët si Fatjon Veizaj, Kastriot Piroli, Bledjon Nallbati, Selaudin Jakupllari, Zef Hila, Zheni Gjergji dhe Lindita Metaliaj janë shprehur se janë ende të pa vendosur nëse do jenë apo jo pjesë e Kuvendit.
Deputetët të cilët janë të prerë në qëndrimin e tyre dhe nuk do ti bashkohen Kuvendit të Berishës janë: Arbi Agalliu, Agron Gjekmarkaj, Ferdinand Xhaferraj, Dhurata Cupi, Emilja Koliqi, Enkelejd Alibeaj, Eralda Tase Bane, Flutura Açka, Gazmend Bardhi, Ilda Dhori, Jorida Tabaku, Lefter Geshtenja, Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Ramadan Lika dhe Sajmir Korreshi, Andia Ulliri, Kreshnik Collakun dhe Flamur Hoxha.
Deputetja Açka është shprehur se nuk mund të jetë prezente në një Kuvend ku është pjesë edhe një person që e dëmton PD duke ju referuar liderit historik Sali Berisha.
Po ashtu edhe Hoxha është shprehur se nuk ka si të jetë prezent , pasi mbetet koherentë dhe i qartë në qëndrimin e tij për të kontribuar për PD.