Në Nikël të Fushë Krujës përsëri ka “kërcitur” arma, ku një një breshëri plumbash janë drejtuar në drejtim të mobilierisë së Myslym Karaj.
Bëhet me dije se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të biznesit, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Mysllim Karaj ka shkuar për të hapur dyqanin mëngjesin e sotëm, kur ka zbuluar se në drejtim të godinës është qëlluar me armë. Biznesmeni shprehet se pret që policia të zbardhë ngjarjen, ndërsa pista më e mundshme, është ajo që ngjarja të ketë lidhje me konkurencën.
Por menjëherë është njoftuar policia, e cila po shikon me detaje të gjitha provat në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që burime bëjnë me dije se Karaj nuk ka pasur konflikte të mëparshme, që mund të çonin në këtë ngjarje të rëndë kriminale. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vlen të përmendim se në zonën e Fushë Krujës operojnë me dhjetëra biznese në fushën e mobilerisë ku janë të punuar më qindra persona.
“Më datë 15.04.2022, rreth orës 08:20, shtetasi M. K. ka njoftuar sallën operative se në fasadën e objektit (mobilierisë) në pronësi të tij, ka konstatuar disa shenja, që dyshohen se janë shkaktuar nga armë zjarri gjatë natës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.”, thuhet ne njoftim.