Situata e Covid-19 në vend duket drejt përmirësimit, pasi pothuajse çdo ditë përgjithësisht bilanci është pozitiv.
Edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ftuar në emision Debat në A2CNN, ka folur në lidhje me situatën pandemikë në vend.
Brataj ka theksuar se numri i pacinetëve që shtrohen në spital me Covid 19 tashmë është i ulët dhe shton se edhe numri i thirrjeve telefonike ka rënë krahasuar me dy vite më parë që në fillimin e pandemisë.
Gjithashtu mjeku nënvizon se 93-95% e të infektuarëve me Covid janë asimptomatik.
“Realiteti mund të jetë ndryshe sa i përket numrit të të infektuarve. 93-95% e të infektuarve nuk shfaqin simptoma. Infeksioni mund të jetë më i madh, por tani kemi një imunizim natyral dhe artificial shumë më të lartë se dy vite më parë. Ka sot akoma që vijnë me forma të rënda në spital. Kur kalojmë mesazhin që mos u shqetësoni se nuk ndodh më gjë, nuk është e vërtetë. Ka formë të rënda, edhe pse më të vogla, të këtij virusi. Është pothuajse indiferent numri i thirrjeve telefonike në urgjencë përsa i përket Covidit. Ka disa muaj që ka zbritur nën 2 mijë. Ka shumë pak kërkesa ndihmë për Covid 19. Numri që ne shtrojmë në ditë është i ulët”, tha Brataj.