“Ndezi televizorin që të mos dëgjoheshin britmat”, shqiptari shtiret si pakistanez dhe abuzon me të miturën greke

Policia greke ka arrestuar një shqiptar, 27 vjeç, për të cilin bien akuzat se ka përdhunuar një të mitur 17-vjeçare në Korydallos.
Fillimisht në bisedat në rrjete sociale, shqiptari është prezantuar si pakistanez.
Por në momentin që vajza dhe shqiptari janë takuar në shtëpinë e tij, 27-vjeçar e mori me force, e dhunoi dhe abuzoi me të. Më pas, e mitura ka denoncuar rastin dhe policia u vendos në lëvizje, duke arrestuar shqiptarin.
17-vjeçarja është shprehur se abuzuesi ndezi televizorin në mënyrë që fqinjët përreth të mos dëgjonin britmat e saj ndërkohë që ai abuzonte me të.
Njoftimi i Policisë greke
Përdhunuesi u arrestua dje, datë 12.04.2022, në një zonë të Atikës Perëndimore, nga punonjës policie të Nën Drejtorisë së Mbrojtjes së të Miturve pranë Drejtorisë së Sigurisë Atikë, një i huaj, i akuzuar për përdhunim të të miturit. .
I lartpërmenduri akuzohet se pasi ka takuar një të mitur, nëpërmjet aplikimeve në rrjetet sociale, në mbrëmjen e datës 11-4-2022 e ka çuar atë në shtëpinë e tij, ku ka kryer veprën penale të mësipërme.
Nga hetimi para hetimor i Shërbimit të mësipërm, u verifikuan të dhënat e plota dhe pas kontrolleve u gjet dhe u arrestua.
I arrestuari me dosjen në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë Publike për Kundërvajtje të Athinës.