Skip to content
Kronikë

“Ndezi televizorin që të mos dëgjoheshin britmat”, shqiptari shtiret si pakistanez dhe abuzon me të miturën greke

· 2 min lexim

Policia greke ka arrestuar një shqiptar, 27 vjeç, për të cilin bien akuzat se ka përdhunuar një të mitur 17-vjeçare në Korydallos.

Fillimisht në bisedat në rrjete sociale, shqiptari është prezantuar si pakistanez.

Por në momentin që vajza dhe shqiptari janë takuar në shtëpinë e tij, 27-vjeçar e mori me force, e dhunoi dhe abuzoi me të.  Më pas, e mitura ka denoncuar rastin dhe policia u vendos në lëvizje, duke arrestuar shqiptarin.

17-vjeçarja është shprehur se abuzuesi ndezi televizorin në mënyrë që fqinjët përreth të mos dëgjonin britmat e saj ndërkohë që ai abuzonte me të.

Njoftimi i Policisë greke

Përdhunuesi u arrestua dje, datë 12.04.2022, në një zonë të Atikës Perëndimore, nga punonjës policie të Nën Drejtorisë së Mbrojtjes së të Miturve pranë Drejtorisë së Sigurisë Atikë, një i huaj, i akuzuar për përdhunim të të miturit. .

I lartpërmenduri akuzohet se pasi ka takuar një të mitur, nëpërmjet aplikimeve në rrjetet sociale, në mbrëmjen e datës 11-4-2022 e ka çuar atë në shtëpinë e tij, ku ka kryer veprën penale të mësipërme.

Nga hetimi para hetimor i Shërbimit të mësipërm, u verifikuan të dhënat e plota dhe pas kontrolleve u gjet dhe u arrestua.

I arrestuari me dosjen në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë Publike për Kundërvajtje të Athinës.