Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij para demokratëve të pranishëm në shesh, tha se nisma e Ballkanit të Hapur, kundërshton atë të Berlinit, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Berisha e cilësoi këtë nismë, si një përpjekje të hapur për të vendosur hegjemoninë serbe në Rajonin e Ballkanit. Ish-kreu i qeverisë theksoi se edhe në letrën që Rama-Vuçiç e Zaev i dërguan sot Brukselit, nuk flitej për shtete të pavarura, e sipas tij, kjo nismë vendos Kosovën në “darë armiqësore”.
Qytetarë shqiptarë, demokratë e demokrate, në këtë bulevard në Shqipëri dhe kudo që ndodheni sonte, përshëndetjet më vëllazërore në këtë protestë me të cilën ne ngrihemi fuqishëm në mbrojtje të interesave jetike të kombit shqiptar, të shoqërisë shqiptare. Ne jemi mbledhur sot këtu për të protestuar kundër projektit fantazmë të aleancës triraterale Beograd-Tiranë-Shkup, apo të treshes Vuçiç dhe vasalët e tij, Rama dhe Zaev. Kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal e kundërta është e vërtetë.
Ne jemi, kemi qenë dhe do të mbetemi të angazhuar për një bashkëpunim të frytshëm rajonal, në kuadër të integrimeve Evropiane dhe Euroatlantike. Kjo është një protestë kundër një projekti i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit. Kjo protestë është kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi e Kosova. Është shpallur si kërcënim nga Kroacia. Ky projekt nuk synon gjë tjetër veçse influencës serbe në këtë Rajon. Ne jemi këtij projekti sepse historia ka faktuar se një nga dështimet e mëdha në Ballkan dhe Evropë ka qenë ideja e hegjemonizmit serb në gadishullin tonë.
Në fillimet e tij ky projekt rindërtoi hartën e rajonit, duke fshirë Kosovën si shtet i pavarur. Më vonë, projekti mori emrin Ballkani i Hapur, për të nderuar autorin apo propagandistin e shoqërisë së hapur i cili nuk ngurronte të promovonte ndarjen e Kosovën mbi bazën e linjave etnike të pastërta. Miqtë e mi, sot ne protestojmë si shqiptarë në këtë shesh, sepse mini-Ballkani i Hapur është projekti me të cilin Buçiç dhe Rama kanë rrethuar Kosovën në një darë armiqësore.
Në projektin djallëzor në projektit të Ballkanit të Hapur, është një përpjekje aventurierë për të kundërshtuar nismën e Berlinit. Lexoni letrën e tyre të sotme që këta aventurierë i drejtuan Brukselit, në asnjë rresht e vend nuk flasin për vende të Pavarura, të barabarta. Në asnjë vend e fjalë e rresht nuk bëhet fjalë për popuj sovranë por për popuj në konceptin e vjetër Jugosllav.