Mbrëmjem e sotme Kryeministri Edi Rama në emisionin “Zonë e Lirë” ka deklaruar se përgjegjësia është individuale. Këtu ai iu referua arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, i cili akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Kreu i qeverisë tha se me të vërtetë ka arrestime lidhur me inceneratorët, por nuk duhet mohuar fakti sipas tij që këto impiante kanë shpëtuar jetën e qytetarëve me përpunimin e mbetjeve.
“Unë jam në marrëdhënie të afërt me ata që punoj, por ama e kam bërë të qartë se burra, gra, punët e skuadrës janë punës së secilit prej jush, kush bie në dërrasë të kalbur të dalin vetë. Kjo çështje i takon drejtësisë.
Vlen nga ana tjetër që sjellja e gabuar korruptive apo kriminale ose sjellja e cila provohet nga drejtësia se është në rregullt nuk ka lidhje fare me faktin se ndërtimi i këtyre impianteve ka shpëtuar Elbasanin, Tiranën dhe ka hapur rrugën e shpëtimit të Fierit, këto qytete. Ai që ka bërë zullum e ka bërë individual dhe individual do të përgjigjet. Aty ka çmime, ato janë të krahasueshme.
Në të gjitha vendet e planetit përpunimi i mbetjeve paguhet. Kur thua ministrin tim bën gabim, sepse të mijtë janë vetëm kalamajtë, nëse ministrat bëjnë gabim të përgjigjen individualisht”, tha Rama.