Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gjykata i dha të drejtë Veliajt për akuzën e “shpifjes”, reagon Tabaku

20:48 16/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Pas vendimit të gjykatës duke i dhënë të drejtë kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për akuzën e “shpifjes” nga ana e nënkryetares së PD Jorida Tabaku, vjen reagimi i saj sot duke e bërë të qartë se nuk do të ndalej me denoncimet ndaj tij deri sa të marrë atë që meriton, u shpreh ajo.

DEKLARATË E NËNKRYETARES SË PD JORIDA TABAKU

Ashtu si dhe dje, drejtësia e re dështoi të japë drejtësi kur bëhet fjalë për atë që ka pushtet!

Muajt e fundit kam depozituar në gjykatë një padi penale për kryetarin e Bashkisë, Erjon Veliaj.

Ky I fundit më ka akuzuar për përfitime të paligjshme në kohën kur unë bëja denoncime për mënyrën si u shemb shkolla e mesme Sami Frashëri!

Ndonëse në gjykatë kam siguruar kontratën e plotë të shtëpisë të blerë dy vite përpara ndërtimit dhe procedurave të shembjes me shumë pikëpyetje të shkollës dhe tenderit të rindërtimit të saj.

Megjithëse kam siguruar për gjykatën dhe prokurorin të dhënat e kredisë bankare të marrë në këtë periudhë, duke paraqitur të gjitha provat dhe faktet në lidhje me këtë çështje.

Apo që kam dëshmuar me prova të patjetërsueshme se kompania nga ku është blerë prona ime nuk ka asnjë lidhje me kompaninë që ka përfituar me ndonjë nga kanë fituar një tender abuziv me pikëpyetje të rindërtimit të shkollës Sami Frashëri.

Edhe pse mbrojtja e avokatëve të Veliaj përkufizohej në zero fakte dhe prova përpos justifikimit “e tha se kështu thonë mediat” përsëri gjyqtari dështoi të vendosë drejtësinë me justifikimin se “politikani duhet të durojë më shumë përderisa është në politikë”.

Pra, kjo Gjykatë SPAK vlerësoi se shpifja është pjesë e një lufte politike dhe se duhet të durohet më shumë nga politika edhe kur faktet mungojnë.

Duke dështuar të vendosë drejtësinë në vend dhe të përcaktojë qartë ndarjen e lirisë së fjalës me shpifjen.

Unë e kuptoj se Veliaj ka sistemin e tij të drejtësisë brenda drejtësisë. E kam të qartë se ai ka punuar që të jetë mbi ligjin dhe se ka të emëruar aty brenda.

Por kjo nuk më pengon asnjë moment që unë të them me zë të lartë dhe të fortë të vërtetën. Madje nuk më pengon as për ta apeluar këtë padi dhe për ta vazhduar në të gjitha shkallët e gjyqësorit e për t’I treguar shqiptarëve që e vërteta triumfon!

Unë në moralin dhe gjykimin tim personal nuk mund të përdor shpifjen si luftë politike dhe argument politik. E refuzoj këtë sjellje të pandershme ndaj elektoratit dhe mbi të gjitha ndaj tjetrit.

Siguroj Veliaj, surrogatët e tij dhe oligarkët që e mbështesin se ky vendim nuk do më ndalojë nga denoncimi për to, aferat e tyre dhe korrupsionin e tyre.

I kujtoj Erion Veliaj që inceneratori i Tiranës mund të jetë edhe gijotina politike për të. Dhe se asnjë gjë nuk do na pengojë për të risjellë në jetë hetimin për krimin e tij me vrasjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, për të ai do të përgjigjet herët apo vonë.

Dhe vërteta mund të vonojë por kurrë nuk do të harrojë të dalë përpara qytetarëve!

Të lidhura

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliajn. Seanca u...

15:41 09/06/2025
Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Aktualitet

Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

14:27 09/06/2025
Para
Omicron pranë Shqipërisë, konfirmohen 5 raste në Mal të Zi

Omicron pranë Shqipërisë, konfirmohen 5 raste në Mal të Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg

15:41 09/06/2025
Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

14:27 09/06/2025
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Zjarr në një banesë në Qafën e Kalasë në Berat

14:02 09/06/2025
Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor, miqtë u bëjnë një murale në vendin e ngjarjes

Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor, miqtë u bëjnë një murale në vendin e ngjarjes

13:37 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.