I pyetur nëse do të ftonte Jorida Tabakun apo nënkryetarët e shkarkuar të PD-së në takim Berisha shprehet për po absolute, ndërsa për Bashën deklaroi se besprerit nuk i jepet dora.
Sipas Berishës ai do mbetet një deputet i partisë dhe se shpallja non grata nuk do e pengojë atë të marrë drejtimin e PD-së dhe të fitojë zgjedhjet.
Ish-kryeministri u shpreh i sigurt se me ardhjen e PD në pushtet do të forcohen marrëdhëniet me SHBA-në.
–Do thërrisni Jorida Tabakun dhe nënkryetarët e shkarkuar për takim?
Berisha: Absolutisht po!
-Po zotin Basha?
Berisha: Besprerit dora nuk I jepet, megjithatë kjo është një traditë, atij që pret në besë nuk I japim dorën.
Basha mbetet deputet i partisë Demokratike, nuk përjashtojmë sepse jemi parti diversiteti.
-A mund të vijë në pushtet një parti me kryetar të shpallur non grata?
Berisha: Rikthimet nuk kanë ndëshkuar ndonjëhere, kanë nje thirrje të brendshme, fillimisht e disa grupeve dhe pastaj përhapet. Në një kohë kur nuk e mendoja, nuk kam gjetur rikthim të dështuar.
Jam i sigurt që ky narko shtet do të çmontohet dhe opozita do të vije në pushtet.
Unë them me SHBA, në pushtet Berisha nuk ka bërë dallime se kush është në pushtet atje. Bashëpunimi me administratën të presidentit Obama ka qenë sukses. Jo vetëm fitojmë por vendosim marrëdhëniet më serioze./faxweb