Shënohet edhe aksidenti i dytë i rëndë për ditën e sotme, këtë herë në Lezhë, ku ka mbetur i vdekur një person.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë –Milot tek kryqëzimi i Treshit.
Kanë qenë dy mjete të cilat janë përplasur me njëra- tjetrën dhe për shkak të përplasjes së rëndë një person ka humbur jetën në vend.
Viktima është Arjan Bejtja, punonjës i burgut të Shën Kollit dhe bashkë me të kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë.
Policia është duke punuar për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve që çuan deri në marrjen e një jete.