Skip to content
Të Gjitha

Aksidenti i rëndë në Lezhë, raportohet 1 i vdekur

· 1 min lexim

Shënohet edhe aksidenti i dytë i rëndë për ditën e sotme, këtë herë në Lezhë, ku ka mbetur i vdekur një person.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë –Milot tek kryqëzimi i Treshit.

Kanë qenë dy mjete të cilat janë përplasur me njëra- tjetrën dhe për shkak të përplasjes së rëndë një person ka humbur jetën në vend.

Viktima është Arjan Bejtja, punonjës i burgut të Shën Kollit dhe bashkë me të kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë.

Policia është duke punuar për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve që çuan deri në marrjen e një jete.