Ndërsa Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë si bukës, sheqerit, miellit, vajit, qumështit, prodhime të mishit, djathit e të ngjashme, qeveria e shqipërisë vazhdon me rritjen e çmimeve më shumë me afrimin e festave të fundvitit.
Ngrirja e çmimeve në Maqedoni do të vlejë deri më 31 janar 2022 dhe nëse paraqitet nevoja afati do të vazhdohet.
Ky vendim erdhi pasi Qeveria më 9 nëntor shpalli situatë të krizës në sektorin energjetik.
Ngrirja e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, do të thotë se deri më 31 janar, tregtarët nuk do të kenë mundësi t`i rrisin çmimet e produkteve ushqimore.
Në shqipëri në muajt e fundit të vitit prag të festash, çmimet e produkteve ushqimore, kryesisht fruta-perimet, kanë filluar që të kenë sërisht luhatje të çmimeve. Siç ndodh rëndom në vendin tonë sa herë që ka festa ka edhe rritje të çmimit të produkteve kryesisht të konsumit.
Edhe për këtë vit, qytetarët shprehen se çmimet kanë filluar të rriten, sidomos për produktet ushqimore më të kërkuara për festat e fundvitit. Më të indinjuar shprehen pensionistët për të cilët është edhe më e vështirë të përballojnë rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve.
Ata shpresojnë që situata të ndryshojë në ditët e fundit të këtij viti dhe cmimet të jenë të arsyeshme por nga ana tjerët dhe tregtarët shfaqin ankesat e tyre rreth fuqisë blerëse e cila është shumë e ulët.
Qytetarët kërkojnë që gjatë kësaj periudhe të ketë edhe më shumë kontrolle nga autoitetet për të shmangur rritjen e mëtejshme të çmimeve.