Treshja Bora-Donald-Beatrix ka qenë më e përfolura e ditëve të fundit e sidomos pas spektaklit të së premtes në Big Brother Vip, ku u bënë shumë deklarata të forta. Donaldi reagoi i prekur kur mësoi së Bora po e priste jashtë, por tha se lidhja mes tyre ka marrë fund dhe se ai nuk po tallet me Beatrixën.
I pyetur nga Arbana, Donaldi tha se e ka përsëritur disa herë që është “single”, duke lënë të kuptohet se me Borën është mbyllur çdo gjë.
Po. E kam thënë, kanë qenë dy tre video. Çfarë kuptohet kur unë them që jam ‘single’?”, tha Donaldi.
Ndërkohë, Beatrix i kërkoi falje Borës dhe pohoi se ndjenjat e saj për Donaldin nuk ndryshojnë.
Mirëpo, nëse sot janë “rivale”, dikur Bora dhe Beatrix kanë qenë shoqe të mira. Kjo duket shumë qartë në videon e mëposhtme. Bora dhe vëllai i Beatrix, Alban Ramosaj kanë qenë dikur partnerë në spektaklin e kërcimit “Dance with me” dhe vajzët njihen prej atëherë. Ato madje shihen duke kërcyer me njëra-tjetrën dhe duken mjaft të qeshura.
Bora nuk ka reaguar ende për situatën e krijuar së fundi, por me gjërat që kanë ndodhur me shumë mundësi marrëdhënia e saj me Beatrix nuk do të jetë si më parë