Mbrëmjen e sotme Lionel Messi hyn në histori duke fituar edhe njëherë tjetër “Topin e Artë”, duke shkuar në shtatë trofe, si askush tjetër, duke lënë pas Cristiano Ronaldon me 5 të tillë. Në finale Messi mposhti konkurrencën e Lewandowskit.
E kujt do t’ia merrte mendja se një djalosh i lindur në Rosario 24 qershor 1987 do të pushtonte Botën dhe do të fitonte shtatë Topa të Artë në karrierën e tij, përveç se të gjithë trofetë e mundshëm me përjashtim të Kupës së Botës me Argjentinën!
Po flasim për Leo Messin, fituesin e Topit të Artë, i zgjedhur si më i miri për sezonin 2020-2021, duke mundur kështu kandidatin tjetër të fortë, Robert Lewandoëwki. Leo Messi, sezonin e shkuar, fitoi Copa del Rey me Barcelona dhe Copa America me Argjentinën, ku u shpall gjithashtu edhe golashënuesi më i mirë i turneut, njeriu i finales. Gjithashtu, edhe golashënuesi më i mirë i La Liga.
Por ajo çka ka habitur, ishte deklarata e argjentinasit në momentin e marrjes së çmimit ku tregoi përulësi ndaj rivalit direkt Robert Levandovski duke u shprehur: ‘’Levandovski e meritoi ta fitonte Topin e Artë këtë vit, por kombëtarja ka peshuar shumë në këtë çmim. Shpresoj ta fitojë vitin tjetër’’.
Lojtari i ri më i mirë me trofeun Copa u shpall Pedri i Barcelonës, ndërsa sulmuesi më i mirë padyshim që çmimin e mori Robert Leëandoëski. Portieri më i mirë, ndryshe trofeu “Lev Yashin” shkoi për Gigi Donnarumman, që u shpall lojtari më i mirë i Evropianit. Skuadra më e mirë u vlerësua Chelsea, që fitoi Champions League, ndërsa “Topi i Artë” pë femra shkoi për mesfushoren e Barcelonës, Alexa Putellas.