Sapo nisi mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, kryeministri Rama në fjalën e tij në nisje listoi marrëveshjen mes dy vendeve ndërsa theksoi se sfidë mbetet zbatueshmëria e tyre.
“Ky është takimi i 7, sot mblidhemi pas një viti sfidues për shkak të pandemisë, por edhe pasi kemi arritur të kemi një numër të konsiderueshëm gjërash që janë diskutuar e vënë në vijë.Kemi një numër marrëveshjesh dhe një pjesë janë në rrugën e zbatimit, një pjesë janë zbatuar, sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve, të realizojmë një sinergji në të gjitha fushat.
Sot e sjellim bashkëpunimin më pranë, cojmë në një fazë tjetër lehtësimin e lëvizjes së lirë, punëismit dhe ndërveprimin më të madh mes dy bashkësive në dy anët e kufirit. më vjen mirë që sot angazhohemi për pikën kufitare në Shishtavec dhe për trafikun lokal të kufirit. Marrëveshja që kemi sot përpara, lehtëson procedurat për marrjen e një leje qëndrimi automatike. Nga ana tjetër krijohen kushte të favorshme për të dy anët e kufirit për aksesin në tregun e punës.
Njohja e sigurimeve shoqërore është një marrëveshje që është pjesë e së njëjtës paketë, jep një mesazh kupim plotë për garantimin e lirisë së cdo qytetari për të punuar e jetuar në ciliëndo anë të kufirit. Të diplomuarit do kenë njohje reciproke shumë shpejt, verifikimi do kryhet në mënyrë elektronike, hiqen shkresat burokratike, diskrecioni i përgjigjes sipas dëshirës së burokracisë. Është një marrëveshje inovatore, dhe suksesi i saj mund të shërbejë si shembull për njohjen e diplomave në të gjithë rajonin.” u shpreh Rama.
“Për hekurudhën Durrës-Prishtinë, nënshkruajmë një pikë akordësimi, për të filluar punimet për planin. Është një ëndërr e kahershme. Sot ne jemi besoj me të drejtë të lehtësuar, pasi hedhim një hap konkret. Dhe nga ana tjetër jemi të bindur se në varësi të këtij studimi, do të mund bashkërisht që të prezantojmë këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani europian i investimeve. Nga ana tjetër jemi shumë të qartë se në të dy anët kemi nevojë që të përmirësojmë kushtet për hapjen e tregjeve dhe shtimin e ndërveprimit tregtar. Një pjesë e rëndësishme e kësaj problematike lidhet me pengesa burokratike. Më vjen mirë që më në fund sot firmosim marrëveshjen për të zbatuar lehtësirat doganore dhe të mallrave. Kemi bërë përçapje domethënëse për të lehtësuar politikat e jashtme, që të forcojmë këtë fushë. Tani jemi në kushtet kur realisht kemi një mundësi që të hapim më shumë hapësira që shërbimet konsullore të të dy vendeve, të zhvillohen në godina të përbashkëta. Kjo krijon adresë unike. Koordinimi ngushtësisht mes nesh është themelor. Theksoi Rama për marrëveshjet.